Basha: Në vjeshtë shqiptarët do lëvizin pa viza

Tiranë, 29 gusht - Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaron se në vjeshtë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së do të marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Këtë garanci, siç raporton Alsat, ai e ka marrë nga homologët e tij të Bashkimit Europian pas një serie takimesh qëe ka zhvilluar gjatë Forumit të dhjetë të Salzburgut.
“Kam pasur bisedime dypalëshe me disa prej kolegëve të BE, të cilët më kanë siguruar se presin finalizimin e hapave teknikë nga Komisioni Europian. Shpresojnë që në mbledhjet e tyre të ardhshme, në tetor ose në nëntor, dhe këto mbledhje i ndajnë tre javë nga njëra- tjetra, të finalizojnë vendimmarrjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.
Në Forumin e Salzburgut Shqipëria është vlerësuar me nota pozitive sa i takon masave që ajo ka marrë për menaxhimin e kufijve dhe pajisjen e qytetareve me dokumenta të standarteve europiane. Nisma për krijimin e një Shengeni ballkanik është mbështetur nga të gjithë ministrat e brendshëm të rajonit dhe ata të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Ministri ë i Brendshëm i Shqipërisë ka përsëritur edhe kërkesën që në procesin e liberalizimit dhe të lëvizjes së lirë të mos ketë asnjë të përjashtuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.