E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: PS ti drejtohet vet Venecias, reforma zgjedhore është më urgjente

Tiranë, 29 gusht, NOA Duke e cilësuar reformën zgjedhore si çështjen më urgjente, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që puna për ndryshimet e tij të fillojë që të hënën. Në një deklaratë për mediat Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se nuk ka më kohë për të humbur në këtë drejtim.

Ndërsa për debatin e kutive të votimit, Vasili ka sugjeruar që PS-ja të bënë vet ankesën në Komisionin e Venecias. Ai ka sugjeruar se Partia Socialiste nuk duhet ti shmanget një përgjegjësie të tillë, derisa e ka bërë si çështje të sajën.

Rruga me të cilin komunikohet me Komisionin e Venecias është e qartë. Kushdo që ka ankesa dhe pretendime, është ai që i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu që PS e cila ka ankesa apo ka rezerva duhet të ndërmarri dhe nuk e kuptoj pse nuk e ndërmerr një rrugë të tillë për të parashtruar ankesat apo rezervat që ka lidhur me këtë çështje, u shpreh sot Vasili në një konferencë për mediat.

Ndërsa për reformën zgjedhore ai ka deklarua se nuk ka më kohë për të humbur Reforma zgjedhore mund të fillojë edhe që nesër, pra që të hënën e kësaj jave. Ndërkohë që çështjet e këtij komisioni për çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, është një çështje krejtësisht më vete, dhe nuk ka lidhej fare me reformën zgjedhore, shpreh Nënkryetari i LSI-së.

Ai ka hedhur poshtë dhe pretendimin e PS-së së duhet më parë hetimi i zgjedhjeve dhe më pas ndryshimet në Kod.

Vasili ka përmendur se ndryshimet në Kod duhet të bëhen në bazë të rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

Reforma zgjedhore, përmirësimi i saj, ka qenë një sfidë që ka filluar që ditën parë pas zgjedhjeve, që kur raportuesit ndërkombëtarë kanë bërë shënimet e tyre dhe na kanë lënë disa detyra. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa përmbushjen e këtyre detyrave, as u shmangemi përmbushjes së këtyre detyrave, tha ai.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›