E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI kundër PD dhe PS, Vasili: Korrupsioni nuk luftohet me fletë-rrufe televizive

Tiranë, 29 gusht, NOA Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi sot se akuzat për korrupsion dhe konfrontimi mes PD dhe PS nuk i shërbejnë integrimit të vendit.

Duke mbajtur një pozicion të baraslarguar nga PD dhe PS,. Vasli u tha korrupsioni nuk luftohet me deklarata mediatike. Ne vlerësojmë se korrupsioni duhet të goditet pa asnjë kompromis, por ne mendojmë se nuk mund të luftohet korrupsioni me fletë-rrufe televizive por vetëm duke u mbështetur tek institucionet legjitime të vendit.

Ai u shpreh se vlerëson se konfrontimet e egra denigruese nuk janë ato që sjellin progresin dhe zhvillimin e vendit aq të mirëpritur nga shqiptarët.

Ndërsa ka shtuar se gjuha e përdoru dhe akuzat dëmtojnë proceset integruese.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›