Lutaj-Vasilit: Ju si kuptoni rregullat për Venecian, sqaro aferat e kushëririt tënd

Tiranë, 29 gusht, NOA Pas deklaratave të bëra nga Nënkryetari i LSI-së dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka ardhur dhe reagimi i Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat deputeti i PS, Piro Lutaj, u shpreh se Vasili nuk i njeh mirë ligjet, pasi një parti politike nuk i drejtohet dot një komisioni ndërkombëtar.
Ju z. Ministër pjesën e rregullave nuk e kuptoni dot dhe skeni faj, pasi shërbeni në një qeveri, që nuk njeh as rregulla e as ligj. Një parti politike nuk i drejtohet dot komisionit të Venecias, u shpreh Lutaj.
Nga ana tjetër ai ka theksuar se mazhoranca duhet të bëjnë detyrën e saj duke filluar me ngritjen e komisionit hetimor dhe me pas me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Ai ka shtuar se Kuvendi ose Presidenti ti drejtohen për fletët e votimit komisionit të Venecias.
Deputeti Lutaj i është përgjigjur dhe deklaratave të Vasilit për korrupsionin, duke e akuzuar dhe atë për përfshirjen në tendera me anë të një kushëriri.
Z. Ministër meqë flisni për luftën ndaj korrupsionit kemi një pyetje edhe për ju: Sa tendera ka përfituar një kushëri juaj këtë vit qeverisës në Ministrinë që Ju drejtoni, dhe pse qyshse jeni bërë ju drejtues i këtij dikasteri, shpalljet e tij fitues në tenderët e ministrisë janë shumëfishuar?, u shpreh Lutaj.
a.k/NOA