E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Shehu, sekser i Topit per emerimet me parà ne gjyqesor

Ne kulmin e debateve dhe diskutimeve politike mes forcave te medha, per propozimet mbi kreret e institucioneve, Bamir Topi dekreton Sali Shehun per postin e kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit. Me nje dekret te posacem, Topi perzgjodhi nje prej miqve te tij, ish-deputetin demokrat, Sali Shehu, qe ne fakt nuk mori mbeshtetjen e selise blu per t'u vene me ne listen e deputeteve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.

Lidhur me kete dekretim, deputeti i PD, Enkelejd Alebeaj ka paralajmeruar rrezimin e propozimit te bere nga Presidenti. Alibeaj gjate nje interviste mbreme ne Top Channel deklaroi se do te vazhdoje raporti mes Kuvendit dhe institucionit te Presidentit sa i takon vlerave dhe jo emrave dhe u ndal ne rastin konkret: "Pyetja shtrohet si e perzgjodhi presidenti emrin perkates, cfare procesi konsultimesh ndoqi? A mos ka ndjekur thjesht dhe vetem kritere te klientelizmit, miqesise e simpatise se vet? E sigurt eshte se nuk ka patur nje proces konsultimi e transparent perzgjedhjeje. Pra deklarimi paraprakisht i vlerave qe do kerkonte te kandidatura qe do te propozonte. Thjesht na doli nje emer perkates. Mjafton kjo pjese, ky fragment i vogel pra qe s'jemi per lidhjet miqesore qe presidenti ka me z. Shehu. Besoj se vetem kjo jep shije te hidhur", - tha z.Alibeaj. Sipas tij, ceshtja qe ka lidhje me promovimin e gjyqtareve eshte nder pjeset me te zeza qe sistemi gjyqesor ka patur gjate presidences Topi. "Gjyqtare te promovuar ne baze paraje, korrupsioni. Nje prej personave qe ishte ndermjetesi ne kete mes ishte propozimi i z. Topi per postin e KLSH-se", u shpreh Alibeaj.

Presidenca tha dje se dekreti iu percoll Kuvendit si kandidature per shqyrtim. Sali Shehu ka qene deputet i Partise Demokratike ne Kuvend, ne legjislaturen 2005-2009. Aktualisht kreu i KLSH eshte Robert Ceku, ne kete post qe prej shtate vjetesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›