E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Reforma zgjedhore, partite, larg lojerave te vogla bizantine

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta thote se Partia Socialiste duhet te jape konsensusin per reformat duke permbushur ne kete menyre detyrimet ndaj elektoratit. Per z.Meta reforma zgjedhore nuk ka te beje me interesat e PD-se, PS-se apo LSI-se dhe te partive te tjera, por ka te beje me voten e shqiptarit, me shenjterimin, barazine dhe respektin ndaj saj. "Kjo eshte ceshtja kryesore e reformes zgjedhore dhe jo se si nje parti apo dy parti do te arrijne te fitojne sa me shume me keto lojerat e vogla bizantine. Une mendoj qe mesazhi eshte shume me i qarte dhe deshiroj te shpreh edhe nje here vullnetin tone per nje kontribut teper konstruktiv. Nese kjo nuk eshte reforme gjitheperfshirese dhe transparente, gjithmone do te kemi probleme pas zgjedhjeve te tjera", tha Meta. Ne nje interviste qe dha mbreme per Tv ABC News, Meta komentoi edhe qendrimet e fundit te PS-se per ligjet me 3/5, duke theksuar se duhet bashkepunim konkret. Ndersa shton se lidhur me kete qendrim te PS-se, "nderkombetaret e kane te gjithe eksperiencen dhe pervojen per te kuptuar te gjithe demagogjine dhe retoriken boshe".

Cilat jane fatet e integrimit te Shqiperise zoti Meta, sepse deri dje ishit me sy nga Brukseli, tashme eshte kthyer Brukseli te shohe se ku eshte Shqiperia?

Ky eshte nje proces pak me kompleks per ata qe kane ne dore fatet e integrimit, qe jane shqiptaret dhe menyra sesi ata do ta zgjidhin kete, pasi duket qe nuk ka shume optimizem per nje marrje pergjegjesish nga te gjithe faktoret, te cilet duhet ta kishin zgjidhur kete ceshtje. Natyrisht qe mund te mbetet ajo e thenies se nje maxhorance te qarte per integrimin ne zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht qe kjo do te ishte pergjigja me e vonuar e ketij procesi, i cili ka perjetuar nje ngadalesim ne menyre te pamerituar, kuptohet per shkak te bojkotit te opozites, pasi ne rast se nuk do te kishim pasur kete bojkot, ne rast se do te ishin votuar disa ligje te kerkuara nga ky proces qe perpara nje viti, Shqiperia do ta kishte fituar kete status me kohe dhe do te kishte hapur negociatat, pasi maxhoranca nga ana e saj i ka permbushur detyrime. Ndaj ky proces i integrimit ka mbetur thjesht si kryefjale, por nuk eshte shoqeruar me veprime te domosdoshme e te qarta. Kjo ka qene arsyeja qe LSI-ja dhe une personalisht, menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve vendore, apeluam qe ne fillim te muajit gusht per te permbushur keto kerkesa dhe natyrisht qe nuk do te duhej me shume se disa ore, maksimumi 2-3 dite per t'i permbushur te gjitha keto kerkesa dhe absolutisht qe ka qene nje mungese vullneti per te realizuar keto kerkesa qe sherbejne per marrjen e statusit kandidat.

Ka pasur nje shqetesim shume te madh ne zerin e ambasadorit te BE, Etore Sekui teksa pas nje sondazhi verifikoi se perqindja e shqiptareve qe besojne tek integrimi ka rene ne 80 per qind nga 98 per qind qe ka qene nje vit me pare. Arsyeja sipas z. Sekui eshte lodhja nga kriza politike ne Shqiperi, por duhet qe edhe shqiptareve t'iu behet e qarte se cfare perfitojne me integrimin ne BE. Sa po perdoret faktikisht fjala "integrim" dhe ky interes kaq i madh kombetar nga politika aktualisht ne Shqiperi nga palet?

Meqe permendet BE, une mund t'iu them se ky moment ngerci politik qe eshte krejtesisht artificial brenda vendit, koicidon me nje moment shume entuziast te vete Bashkimit Evropian persa i takon politikave te zgjerimit. Dihet qe futja ne BE kerkon sfida te medha dhe ne kete drejtim nuk eshte se ka vertet ndonje predispozicion te jashtezakonshem, sikurse mund te kete qene vitet me perpara, para vitit '97, kur Shqiperia i kishte te gjitha mundesite te merrte nje status te vecante "sui generis", apo edhe ne vitet 2000'. Fakti qe ka rene besimi i shqiptareve tek procesi i integrimit ka te beje me nje proces faktoresh dhe ajo qe une dua te permbyll kete diskutim, duke nenvizuar domosdoshmerine e perparimit te ketij procesi dhe angazhimit tone si LSI, qe do te beje gjithcka eshte e mundur ne dobi te ketij procesi, dua te them se ne fund te fundit vete integrimin e kemi aspiruar dhe aspirojme si nje instrument te fuqishem per zhvillimin e vendit, per modernizimin e shoqerise sone, per zhvillimin e ekonomise sone kombetare dhe per permiresimin e jetes dhe te mireqenies se cdo qytetari shqiptar. Pra, nuk eshte thjesht integrim si integrim ne qellim ne vetvete. Ne keto momente une mendoj se per maxhorancen mbetet e rendesishme qe gjithnje te jete e vullnetshme per dialog, te jete e vullnetshme per te bashkepunuar per te realizuar keto kerkesa e keto standarde, ashtu sikurse pavaresine e ketij vullneti qe nuk do te mungoje, i cili do te perforcohet, pra vemendja kryesore i duhet kushtuar zhvillimit ekonomik te vendit, mbajtjes se premtimeve ne kete drejtim dhe kjo eshte ajo qe mbetet me e rendesishmja per qytetaret shqiptare.

Rreth dy muaj me pare ju keni hedhur idene e nje pakti kombetar per integrimin, cka u perserit jo me shume se nje jave me pare edhe nga kreu i PS, Edi Rama. U duk ne pamje te pare si nje lloj dakordesie, por nuk u zgjat me tej. Pra, pati vetem dy artikulime dhe vetem kaq. Cfare ndodhi realisht?

Une nuk mund te pergjigjem per veprimet apo per qendrimet e lidershipit te PS. Eshte e rendesishme te kuptojme se qytetaret shqiptare, qe te gjithe aspirojne integrimin. Edhe pse kemi nje renie, nga 98 per qind ne 80 per qind, 80 per qind perseri eshte nje maxhorance e jashtezakonshme dhe gjitheperfshirese, te djathte, te majte, pa parti dhe keshtu me radhe dhe une besoj se eshte e rendesishme, sidomos per opoziten, qe te marre persiper pergjegjesite qe i takojne, sepse perndryshe nuk shpreh vullnetin e atyre, te cilet e kane votuar kete force politike ne vitin 2009.

Perse nuk mund te shkonte me tej ideja e paktit kombetar per integrimin?

Sepse kjo nuk varet vetem nga nje force politike, sic eshte dhe rasti i LSI, apo nje pale qe ne rastin konkret eshte maxhoranca. Duket qarte se pala tjeter nuk e ndjen kete pergjegjesi te pakten deri tani dhe shohim qe here pas here paraqiten pretekste, pengesa artificiale, edhe aty ku gjerat jane shume te thjeshta, shume te qarta. Ligjet jane te pergatitura per nje kohe shume te gjate, me ekspertizen me te mire evropiane, amerikane, mund te diskutohen, mund te behet ndonje permiresim dhe asnje gje nuk mund ta ndale kete proces. Ashtu sikurse edhe per reformen zgjedhore, mendoj se edhe ne e kemi bere nje veprim konkret, si LSI, ku kemi paraqitur nje projekt vendim te Parlamentit qe te krijohet ky komision, te kete nje komision gjitheperfshires. Koha po iken dhe mesazhet tashme duhet te kthehen ne veprime.

Se fundmi, opozita pas me shume se dy vitesh bojkot te Parlamentit, ka filluar te jape votat ne Kuvendin e Shqiperise, por jo votat per ligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar, po per marreveshje apo ligje te tjera qe jane te rendesise se dores se dyte. Si i konsideroni kete levizje te opozites shqiptare ne kete moment. Nje hap te sinqerte drejt kursit te ri politik te proklamuar nga z. Ram apo nje levizje per t'i thene nderkombetareve qe ne po plotesojme rekomandimet tuaja?

Mendoj se nderkombetaret e kane te gjithe eksperiencen e duhur per te kuptuar shprehjen e sinqerte te vullnetit te veprimeve te cilat vertete ndikojne jo vetem ne permiresimin e standardeve te legjislacionit ne vendin tone, por edhe njekohesisht veprime te cilat synojne per nje politike me konstruktive dhe per nje politike evropiane. Nderkombetaret e kane te gjithe eksperiencen dhe pervojen per te kuptuar te gjithe demagogjine dhe retoriken boshe. Mesazhet jane te qarta: jane 12 rekomandime, te cilat praktikisht jane 12 standarde. Jane aty, kane qene aty per nje kohe te gjate, mazhoranca ka shprehur vullnetin dhe disa here jane vendosur ne rendin e dites se parlamentit per t'u votuar. Duhet qe pala tjeter ta marre kete kuraje dhe te permbushe nje detyrim ndaj vendit dhe ndaj te gjithe votuesve te saj qe kerkojne nje Shqiperi me te integruar ne BE.

Duket se PS ka hedhur nje hap tjeter, duke i derguar nje ftese Kryeministrit per nje tryeze te perbashket diten e neserme (e premte), sa i takon reformes ne drejtesi. Eshte nje hap i pare drejt dialogut dhe per se fillon nga drejtesia?

Nuk deshiroj te paragjykoj gjera qe nuk kane ndodhur, sepse behet fjala per nje tryeze te neserme sipas jush, por cdo debat eshte pozitiv. Ne rast se behet debat per t'iu pergjigjur kerkesave te BE kjo eshte pozitive, por mendoj se koha e ketij debati ka kaluar me kohe. Per sa i perket 12 rekomandimeve, natyrisht qe ka edhe ceshtje dhe standarde te tjera qe duhen realizuar dhe plotesuar nderkohe.

Reforma zgjedhore eshte prioritet. Keni kerkuar gjitheperfshirje ne tryezen e reformes zgjedhore. Ne momentin qe flasim, ka ne perditshmeri artikulime nga dy palet kryesore qe ka bisedime mes deputeteve te perzgjedhur per kete tryeze. Po shmanget gjitheperfshirja ne kete rast?

Ne fakt keto dy forca politike, te pakten ne keto 20 vite, kane treguar se aq sa ballafaqohen ashper ndonjehere per gjera jo vertet kapitale per vendin, aq edhe arrijne te merren vesh ne minutat e fundit per ceshtje qe u japin nje avantazh jo transparent dhe jo demokratik, sidomos kur behet fjala per reformen zgjedhore. Kjo ka ndodhur ne te kaluaren dhe natyrisht qe ne mund te gjykojme se cdo kontakt, edhe informal, mund te ndodhe, por nuk kemi pse te mendojme se gjithnje kur behet nje bisede a diskutim, behet dicka e mbrapshte, pavaresisht nga pervoja e ketyre 20 viteve. Por, ne fund te fundit, reforma zgjedhore nuk ka te beje me interesat e PD-se, PS-se apo LSI-se dhe te partive te tjera, por ka te beje me voten e shqiptarit, me shenjterimin, barazine dhe respektin ndaj saj. Kjo eshte ceshtja kryesore e reformes zgjedhore dhe jo se si nje parti apo dy parti do te arrijne te fitojne sa me shume me keto lojerat e vogla bizantine. Une mendoj qe mesazhi eshte shume me i qarte dhe deshiroj te shpreh edhe nje here vullnetin tone per nje kontribut teper konstruktiv. Nese kjo nuk eshte reforme gjitheperfshirese dhe transparente, gjithmone do te kemi probleme pas zgjedhjeve te tjera. Ne rast se, ndryshe nga heret e kaluara, do te kemi nje debat te tille, ku do te jene te angazhuara jo vetem partite parlamentare, por edhe shoqeria civile, e cila ka mjaft eksperte te njohur te fushes se zgjedhjeve dhe sistemeve elektorale ne Shqiperi dhe do te perfshihet edhe media, do te arrijme qellimin kryesor, ku shqiptaret do te arrijne besimin e tyre tek vota.

Cfare treguesi eshte per ju fakti qe z. Berisha me shume se nje here i ofron opozites te beje amendimet e nevojshme ne kodin zgjedhor dhe mazhoranca do t'i miratoje ato sapo keto te kene aprovimin e institucioneve nderkombetare. A eshte ky nje lloj perjashtimi i partive te tjera?

Jo, une mendoj qe kjo perben shprehjen me te qarte publike te politike per te cuar me perpara standardet e zgjedhjeve, bazuar ne eksperiencat e deritanishme dhe ne rekomandimet e OSBE-ODHIR-it qe natyrisht jane te paanshme dhe jane vetem ne interes te procesit. Ne kete menyre, kane bere ftesen me konkrete lidershipit te opozites per te punuar te gjithe se bashku per kete reforme zgjedhore, meqenese lidershipi i opozites vazhdimisht ka ngritur shqetesime apo kontestime per sa i takon kodit zgjedhor, implementimit te tij dhe ceshtje te tjera.

Do te donit te ndryshoje sistemi elektoral ne Shqiperi, pavaresisht se kjo kerkon ndryshimin e Kushtetutes?

Mendoj se nuk eshte kjo ceshtja me e rendesishme ne kete rast, pasi ka sisteme, modele dhe pervoja te ndryshme. Nuk ka nje sistem per te cilin mund te thuhet se eshte me i miri dhe nuk mund te diskutohet ne raport me nje tjeter. Ketu kemi te bejme me nje vullnet politik, i cili duhet te forcoje besimin te zgjedhjet, te vota dhe t'i jape fund nje here e mire kontestimeve te zgjedhjeve nga pala humbese. Kjo nuk ka te beje vetem me zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve, por edhe me kulturen e perfaqesuar nga forca politike.

Tryeza e opozites ka paraqitur nje platforme me kater pika per reformen zgjedhore dhe Kongresi i 5 nentorit pritet te ngreje nje strukture per te mbrojtur voten. Sa reale dhe funksionale ju duket kjo?

Nuk do te hyj ne ceshtje te brendshme te PS. Mendoj se e rendesishme eshte te mos humbet me asnje minute me diskutime, qofte edhe informate, te cilat theksoj edhe nje here nuk kane asgje te keqe. Duhet dhene nje mesazh brenda vendit, jashte vendit, Bashkimit Europian, sepse reforma zgjedhore eshte nje nga kerkesat kryesore. Duhet krijuar ky komision, duhet te jete gjitheperfshires dhe me pas edhe asistenca e OSBE-ODHI-it dhe Komisionit te Venecias, me te cilet pata rastin te takohesha dhe te cilet kane dhene nje ekspertize te mrekullueshme per Kushtetuten e vendit tone dhe shume ligje te diskutueshme dhe te debatuara, vendimet do te diskutohen, do te shqyrtohen dhe do te shkojne tek standardet me te mira te mundshme, sepse ne fund te fundit nuk fillon dicka nga zero.

Sa here qe flitet per bashkepunim mes PS dhe PD, duket se pasojat jane me destruktive se sa mund te jete nje ngerc politik ne vetvete. Sa do te munden ne kete rast LSI dhe partite e tjera te mos i lejojne gjerat te shkojne ne ekstrem?

Mendoj se cdo politike, e cila nuk zhvillohet ne menyre transparente dhe nuk ka ne plan te pare interesat publike dhe interesat e qytetarit, natyrisht qe sjell pasoja, sikurse jane pasojat e ndryshimeve kushtetuese, te cilat i kemi diskutuar edhe me pare. Tani nje pale qe inicioi keto ndryshime kerkon t'i zhbeje keto ndryshime, te cilat ne i paralajmeruam qe atehere qe ishin te gabuara dhe jo per arsye parimore, por sepse konjuktura politike nuk ka qene ajo qe eshte parashikuar ne kohen kur u bene ndryshimet. Nderkohe qe Kushtetuta nuk mund te ndryshoje ne raport me gjendjen ne te cilen ndodhet nje force politike apo nje koalicion, nese ndodhet ne qeveri apo ne opozite. Kushtetuta ka efekte afatgjata dhe prandaj eshte e tille, sepse eshte nje dokument qe garanton stabilitet dhe jetegjatesi. Ne kete drejtim une besoj se keto eksperienca te se kaluares do te jene te mjaftueshme per te mos u perseritur. Sa na takon ne, ne gjithmone do te vazhdojme te jemi konstruktive, bashkepunues dhe parimore.

Cfare duhet te kuptojme me nje dialog politik evident sikurse e kerkon Bashkimi Evropian dhe jo vetem?

Dialog evident eshte fillimi i menjehershem i reformes zgjedhore permes nje komisioni parlamentar prane se cilit te kete edhe perfaqesues te partive jo parlamentare, te kete perfaqesues te shoqerise civile dhe me nje asistence nderkombetare. Mendoj se ky eshte hapi i pare, pra eshte nje hap institucional. Natyrisht duhet edhe nje axhende e percaktuar qe per shembull deri ne mars apo deri ne prill te jene bere ndryshimet e Kodit Zgjedhor ne menyre qe administrata, KQZ-ja te kete kohe per te marre masat ne menyre qe keto ndryshime te reflektohen ne pergatitjet e procesit te administrimit te zgjedhjeve te ardhshme. Por edhe forcat politike te dine qe ne qofte se do te ndryshohen rregullat e lojes por edhe qytetaret t'i dine keto nje vit perpara. Se dyti mendoj se te gjitha keto ligje duke filluar qe nga ligji per Gjykaten Administrative i cili eshte prej dy vitesh ne Kuvend dhe te gjithe ligjet e tjere te votohen. Keto ligje jane bere me ekspertize nderkombetare dhe ne qofte se ka ndonje mendim ndryshe per permbajtjen e tyre, askush nuk i pengon ato qe te paraqesin amendamente per projektligjet konkrete. Pra te procedohet konkretisht per te ecur perpara. Une keshtu e konceptoj dialogun evident.

Nderkombetaret e konsiderojne politiken shqiptare bipolare. A ka prodhuar ky bipolaritet nje lloj denatyralizimi te aleancave politike ne vend? Cfare ka ndryshuar dhe pse?

Disa prej perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar vite me pare kane pasur idene dhe madje i mbeshteten ato ndryshime qe ne patem ne Kushtetute, qe meqe merren vesh te medhenjte te vendoset paqja apo stabiliteti. Kjo ishte me kosto te madhe per demokracine. Nje nga arsyet kryesore qe ne e kontestojme Kodin aktual Zgjedhor nuk ka te beje vetem me faktin qe vota e qytetarit realisht nuk eshte e barabarte, nuk ka te beje thjesht me faktin diskriminues ndaj partive te tjera sidomos ndaj atyre qe mund te krijon te reja por ajo qe eshte teper shqetesuese ka te beje me faktin qe Parlamenti eshte denatyruar ne thelbin e vet, ne parlamentarizmin, ne perfaqesimin sepse kemi te bejme me deputete te listave te mbyllura, te emeruar nga kryetaret e partive dhe jane ne presionin qe ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te jene ne listat e deputeteve. Ketu kemi te bejme me nje problem te madh te parlamentarizmit, te demokracise. Dikush atehere kur i bene keto ndryshime tha qe ky sistem dypartiak i cili eshte duke u imponuar ne menyre te padrejte pavaresisht se me konsensus eshte vetem nje hap sistemit njepartiak me te cilin Shqiperia u nda 20 vite me pare. Natyrisht nje vend ku nuk ka nje ligj diskriminues, ku nuk ka fenomene te tilla, ne qofte se populli vendos qe te kete vetem 2 parti atehere kjo eshte nje gje normale sidomos kur keto dy parti funksionojne ne menyre demokratike. Por tu imponosh dhe te ndrydhesh voten e qytetarit dhe njekohesisht te perpiqesh te mbyllesh hapesira per forca te tjera te cilat mund te perfaqesojne qytetaret qe nuk besojne tek partite tradicionale atehere kjo eshte e padrejte, e sforcuar dhe i merr frymen demokracise.

Sa here qe shikojme qe ka probleme tek eksponente te Partise Socialiste gjithmone mendojme se do te bashkohen me LSI-ne. Ju kam pyetur me pare dhe ju keni thene qe gjithmone dyert jane te hapura. Si funksionon kjo, ka kushte ne dyert e hapura apo jo?

Ne nuk e bazojme perspektiven e Levizjes Socialiste per Integrim tek thjesht pakenaqesia qe mund te kene elemente te caktuar ne parti te tjera. Besoj se ka qene dhe mbetet e qarte per te gjithe qe LSI prioritetin kryesor e ka sidomos tek rinia. Ajo eshte nje nga bazat e suksesit tone. Ashtu sikurse nuk nuk mund te mbyllim deren per askend i cili bashkohet me alternativen tone. Qe ne momentin qe dikush aderon tek ne mendoj qe ka te beje me nje fillim te ri qe do te thote qe ne nuk kemi paragjykime se nga vjen, se si vjen e keshtu me radhe. Ndaj ne kete drejtim, edhe ne te ardhmen, politika jone do te jete pikerisht politika e fuqizimit te LSI-se duke forcuar ato vlerat e saj themelore qe e dallojne nga forcat e tjera politike dhe jo thjesht terheqja e elementeve te pakenaqur diku.

Procesi i shitblerjeve te deputeteve te Parlamentit, eshte shnderruar keto dite, pas zgjedhjeve te 8 majit ne shitblerje te keshilltareve apo jo? Cfare ka ndodhur me konkretisht?

Per mua eshte kenaqesi qe te degjoj akuza te tilla dhe te kuptoj qe ka shume elemente qe i ka kapur Meta-mania. Mua kjo nuk krijon asnje lloj shqetesimi. Per sa i takon qarqeve, a i dini ju rezultatet e qarqeve? A e dini rezultatin e Qarkut te Tiranes i cili eshte 85 me 15? A e dini Qarkun e Dibres i cili eshte mbi 40 me 5 e keshtu me radhe. Nuk eshte faji yne per kete qe ka ndodhur. Nuk eshte faji yne pse ish -kryetari i PS-se se Vlores, anetari i Keshillit te Bashkise, anetari i Keshillit te Qarkut, z. Sulce denigrohet nga partia e vet ku kontribuoi 20 vite dhe detyrohet te marre qendrim qe eshte e drejte e tij. Nuk mund te thuash qe eshte nje njeri i cili nuk eshte i vetedijshem per ate qe ben. Nuk eshte faji im qe veprime te tilla ndikojne edhe ne rezultate sic jane ato te qarqeve. Nuk eshte faji yne qe kemi fituar Qarkun e Beratit. Kandidati ishte i Levizjes Socialiste per Integrim dhe eshte fituar ne menyren me transparente dhe demokratike. Nuk eshte hera e pare qe ne shikojme ne Shqiperi qaramane qe sa here qe humbasin, gjithmone ia vene fajin te tjere. Kjo situate e qarqeve eshte shume evidente sepse ato 140 mije vota diference midis 2 koalicioneve shprehen konkretisht, ne menyre te sintetizuar ne qarqe. Situata e qarqeve eshte reflektim i kesaj situate. Nderkohe qe shumicen e Njesive Vendore e ka fituar "Aleanca per Qytetarin" dhe sigurisht qe edhe kjo situate eshte shprehur ne keto votime.

Te ndalemi pak tek deklarata juaj nga Durresi ku keni thene qe do te kandidoni perseri ne krye te LSI-se. A ka emra alternative?

Une u pyeta dhe natyrisht qe nuk mund te them qe nuk deshiroj te kandidoj per arsyen qe vjen nga motivimi qe solli rezultati i zgjedhjeve te 8 majit. LSI pati nje rezultat spektakolar. Mbi 120 mije vota ne rang vendi si parti dhe natyrisht qe me motivon per te votuar. Ne jemi nje force e hapur. I mirepres kandidaturat alternative. Nuk me krijon asnje lloj shqetesimi perkundrazi gjithmone me ka pelqyer gara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›