E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Forcat e Armatosura, ne sherbim te sigurise globale

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, si dhe Ministria e Brendshme, ne bashkepunim me Klik Ekspo Group, po sjellin keto dite per te dytin vit radhazi ne vendin tone, Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine Rajonale. Prezantimi publik i te gjitha llojeve te armatimeve dhe mjeteve te renda luftarake, deri pak kohesh elite te ushtrise shqiptare, eshte qellimi kryesor i kesaj ekspozite, ku cdo qytetar i thjeshte vendas apo i huaj do te kete mundesi qe per tre dite me radhe te njihet nga afer me keto armatime. Ky armatim, deri dje i veshur me misterin e propagandes zyrtare dhe i ruajtur me fanatizem nga syri i cdokujt, i ofrohet te gjithe shtresave te shoqerise jo vetem per t'u njohur drejtpersedrejti me to, por duke patur mundesine edhe te pervetesojne ndonjeren prej tyre.

Imami vleresoi bashkepunimin dhe rendesine per realizimin e kesaj iniciative te perbashket nderinstitucionale, e cila vjen ne nje kohe kur, ne NATO flitet per "Smart Defence", kurse nenvizoi: "Shqiperia ka nisur tashme nje proces mjaft te rendesishem i cili synon modernizimin e pajisjeve ushtarake, jo vetem ne fushen e mbrojtjes, por edhe ne fusha te tjera te sigurise, duke rritur keshtu kapacitetet e saj si ne permbushjen e nevojave te shtetit shqiptar per mbrojtje, por edhe per t'u perfshire ne misionet paqeruajtese ne bashkepunim edhe me aleatet".

Kjo ekspozite nuk eshte thjesht nje parade produktesh, por ne bashkepunim me strukturat e siperpermendura do te ofroje edhe demonstrime ne kohe reale ku perfshihen: qitje dhe stervitje ne terren; simulime te luftimit trup me trup; demonstrim i pajisjeve teknike te transportit dhe komunikimit dhe varietetit teknologjik ne operacionet nga Forcat e Armatosura. Forcat tona te Armatosura, ne keto 20 vitet e fundit kane ndermarre procese te konsolidueshme transformimi. Vecanerisht anetaresimi ne NATO, e ka perfshire tani Ministrine e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura ne procese esenciale per sa i perket standardizimit dhe nderveprueshmerise. Duke synuar keshtu, krijimin dhe fuqizimin e nje force te vogel, por teresisht profesioniste dhe te afte per te vepruar ne permbushjen e misionit te saj kombetare e nderkombetare brenda vitit 2018, nje prej perparesive te zhvillimit te Forcave tona te Armatosura eshte rritja e aftesive ushtarake dhe riperteritja e mjeteve dhe pajisjeve luftarake.

Panairi per Sigurine dhe Mbrojtjen, eshte ideuar si nje ngjarje kult qe promovon nje force te re, e cila aderon barazisht me aleatet e tjere ne NATO. Me anetaresimin ne Aleance dhe pergatitjen per te kaluar pragun e BE, intensifikohen prirjet e Shqiperise per t'u perfshire me ze te plote ne ceshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurise nderkombetare. Nje proces i gjate perditesimi ka perfshire strukturat e mbrojtjes dhe sigurise kombetare, nderkohe qe me partneret e investitoret e huaj, bashkeveprimi ka marre tashme udhe. 'ALMEX 2011' eshte nje sipermarrje qe perifrazon perpjekjet e shtetit shqiptar per te standardizuar Forcat e Armatosura ne unison me Konceptin e Ri Strategjik te NATO-s, por edhe nje platforme e qarte e potencialit ushtarak shqiptar, si edhe nevojes emergjente per sofistikimin e teknologjise ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›