Arrestime kapet nje i kerkuar prej 3 vitesh dhe nje bande prej 4 vetash
Skuadra speciale, RENEA dhe skuadra e antikrimit e Policisë së Tiranës, arrestuan në të gdhirë në Dardhë të Pukës, një person të kërkuar prej 3 vjetësh për akuzën e vrasjes.
Ndërsa shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës, në Kombinat arrestojnë një bandë prej 4 personash, të akuzuar për plaçkitje banesash, institucionesh dhe varresh.
Operacioni i parë mbante emrin e koduar X Club, sikundër ishte dhe vendi ku Ervin Meta, ka vrarë me thikë Jetmir Ferhatin.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të Klabit, në 10 qershor të vitit 2009 dhe ka patur për motiv një grindje për motive banale.
24-vjeçari e kishte realizuar krimin në bashkëpunim me vëllanë, Elvisin, i cili u kap fill pas ngjarjes. Gjykata e kishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.
Në kombinat u arrestuan Novruz Demiri, Genti Dervishi, Mondi Zeqiri dhe Ajet Pashollari, që të pestë të dënuar më parë për krime ordinere.
Të arrestuarit janë autorë të vjedhje të ndryshme të ndodhura në zonat e Pezës, Vaqarrit, Fabrikës së Qelqit dhe Kombinat.