E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” pritet të jepet pretenca për të pandehurit

Pritet të jepet sot pretenca për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Seanca e kaluar u shty pasi mungonte së gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe një nga të pandehurit e çështjes Ylli Pinari i cili ndodhej në spital me probleme kardiake.
 

Deri tani organi i akuzës së kryeqytetit ka lexuar 340 faqe pretence, nga 500 që janë gjithsej, ku kanë dalë në pah, që nga krijimi i fabrikës së demontimti në Gërdec, me ideator ish drejtorin e MEICO Ylli Pinarin, përfshirjen në të të Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit, Sokol Ngjeçit si dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar në tragjedinë e 15 marsit të viti 2008.

Në këto seanca të fundit ku prokurorët kanë lexuar faqe më faqe të gjithë pretencën, kanë qenë të pranishëm jo vetëm familjarë të viktimave të tragjedisë por edhe të pandehur që vinin në seancë për herë të parë. Tashmë prokurorët u kanë mbetur edhe 160 faqe për të lexuar ku do të japin edhe dënimet e tyre për 29 të pandehurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›