E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj Ska me negociata me PS-ne kriza u mbyll

Mazhoranca i pergjigjet opozites Tani ka nisur fushata elektorale

Partia Demokratike nuk do te kryeje me negociata me socialistet per komisionin hetimor parlamentar per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Deshtimi i negociatave te fund-dhjetorit 2010 e ka mbyllur perfundimisht kapitullin e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare. Nderkohe qe KQZ eshte duke u vendosur zjarrin fleteve te votimit Partia Demokratike nepermjet deputetit Enkelejd Alibeaj ka bere zyrtarisht te qarte se sfida e PD nuk eshte me me opoziten por me zgjedhesit per 8 majin. Mund te themi me plot gojen qe jemi ne fushate zgjedhore. Jemi ne nje marredhenie tashme jo pozite-opozite. Tashme jemi futur ne nje marredhenie te re midis klases politike dhe zgjedhesve shqiptare. Tashme sfida jone nuk eshte me me opoziten. Sfida jone eshte me zgjedhesit shqiptare. Ne menyre qe opozita te mos konsiderohet si nje levizje anarkike si nje levizje jo civile thjesht dhe vetem do detyrohet te na ndjeke pas edhe ne kete lloj marredhenie te re me qytetaret shqiptare tha ish-ministri i Drejtesise deputeti Enkelejd Alibeaj. Deputeti demokrat thote se pas asgjesimit te objektit kryesor te konfliktualitetit politik fleteve te votimit te 2009-s tashme negociatat PD do ti kete vetem me popullin. Sipas tij ky duhet te jete objektivi dhe per opoziten nese kerkon te shkeputet nga imazhi i konfliktuesit. Por si e ka komentuar deputeti Alibeaj djegien e fleteve te votimit Nje procedure ligjore e cila i dha fund nje procedure politike anormale. shte nje ogur i mire per gjithe shqiptaret. shte ogur i mire per te gjitha institucionet shqiptare te cilat duke iu referuar ligjit mund jo vetem te konsolidojne forcen e tyre jo vetem te konsolidojne pozicionin e tyre por te japin dhe leksione te mira ne kete rast edhe politikes. Ky vit i ri do te duhet te futet ne ate qe quhet normalitetin e vet politik tha Alibeaj. Deputeti demokrat e sheh si nje ogur te mire zbatimin ndonese me vonese te Kodit Zgjedhor. E vetmja rruge konsensusi mes PD dhe PS eshte djegur pak metra larg Tiranes ne periferi te saj ne Uren e Farkes por ende nuk eshte i qarte se cfare drejtimi do te marre politika nderkohe qe futet ne muaj fushate. Java e trete e janarit do te cele edhe seancen e pare te Parlamentit ndersa kete jave priten te fillojne pune komisionet parlamentare. Per mazhorancen opozita ende mund te ngreje komisionin hetimor qe kerkoi per nje vit e gjysme por kete here vetem me pjesen e mbetur nga 28 qershori. E gjithe vemendja e klases politike do te perqendrohet ne strategjite e reja ne sesionin e ri parlamentar qe do te nderthuret me zgjedhjet lokale te 8 majit. Zjarri i fleteve te votimit do te pasohet nga klima e nxehte politike ku dy forcat e medha do te perfshihen ne zgjedhjet lokale te fillimit te muajit maj. Pjese e strategjive te partive te medha do te jene edhe aleancat partiake me partite e vogla. Dy partite e medha pritet te nenshkruajne edhe marreveshjet paraelektorale me aleatet e tyre te vegjel. Kriza politike konsiderohet e mbyllur nga Partia Demokratike pas vendimit te KQZ-se per djegien e fleteve te votimit dhe dergimin e listave te zgjedhesve ne arkivin e shtetit.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›