E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i autoriteteve serbe pengon kosovaret ne Durres

Udhetaret nuk ishin lajmeruar me pare per ndryshimin ne ligj

Emigrantet kosovare te pajisur me pasaportat e ish-Jugosllavise kane vijuar te sprapsen ne kufirin shqiptar ndersa zbardhet shkaku i ketij ndalimi qe lidhet me nje kerkese te Ambasades Serbe ne Tirane. Ajo u kerkon autoriteteve shqiptare te mos lejojne kalimin e shtetasve te pajisur me keto pasaporta pasi qe nga 31 dhjetori i vitit 2010 ato jane shpallur te pavlefshme me ndryshimet e bera ne ligjin serb te dokumenteve te udhetimit. Mospublikimi i ketij fakti ne kohen e duhur dhe perballja me te vetem pak caste para nisjes ka ndeshkuar mbi 100 shtetas kosovare te cilet jane ndaluar nga autoritetet policore te Durresit te imbarkohen ne tragetet e linjave detare gjate kesaj fundjave. Kjo ka shkaktuar habi dhe reagim tek ta pasi pervec nderprerjes se papritur te udhetimit per tu kthyer ne vendet ku jetojne e punojne dhe kostos financiare rrezikojne te humbasin edhe vendet e punes e femijet e tyre rrezikojne mosfillimin e procesit mesimor kete te hene. Shtetasit kosovare te pajisur me pasaportat model RFGJ prej disa ditesh nuk po lejohen te kalojne kufirin shteteror permes Portit te Durresit dhe bashke me to jane sprapsur edhe familjaret e tyre. Ndonese shkresa informuese i eshte drejtuar pothuajse te gjitha pikave kufitare ajo nga sa deklarojne vete kosovaret po zbatohet vetem ne Durres. Ekziston nje dokument i leshuar nje vit me pare dhe qe ve ne dijeni drejtorite e policise se kufirit dhe migracionit per pavlefshmerine e pasaportave te ish-Jugosllavise pas vitit 2010. Autoritetet e kufirit ne Durres kane nisur zbatimin e tij ne ditet e para te ketij viti duke ndaluar imbarkimin e kosovareve qe zoterojne kete dokument ne tragete. Njoftimi mban firmen e zv/drejtorit te Policise se Shtetit Pellumb Nako dhe mban daten 29 dhjetor 2009. Prej me shume se nje viti askush nuk ka bere publikimin e ketij ndryshimi ligjor. Masa eshte konsideruar e papritur dhe arbitrare pasi nuk ndodhet asgjekundi e publikuar nderkohe qe me te njejten pasaporte te sprapsurit nga Durresi kane kaluar kufirin shqiptaro-malazez e me pas kaluar neper Kroaci Hungari Slloveni e vende te tjera te Europes pa probleme. Ndonese e njejta shkrese qe ka mberritur ne Durres i eshte drejtuar dhe drejtorive te Kufirit ne te gjithe vendin perfshire dhe Shkodren ajo duket se po gjen zbatim vetem ne Durres. Ne linje telefonike kosovare te ndaluar te kalojne kufirin ne Durres kane pohuar se e kane vijuar udhetimin permes kufirit shqiptaro-malazez qetesisht dhe neper Europe. Nderkohe ne Portin e Durresit bejne te ditur se autoritetet policore italiane i kane kthyer ata kosovare qe jane lejuar te kalojne nga porti me kete pasaporte. Nderkohe ka qene Ministria e Puneve te Jashtme qe permes Drejtorise se Policise se Shtetit ka njoftuar drejtorite e kufirit dhe migracionit me shkresen nr. 23220 te dates 24 dhjetor 2009 Mbi vlefshmerine e Pasaportave te vjetra te Serbise bazuar mbi njoftimin e Ambasades e Serbise ne Tirane e cila ka informuar shtetin shqiptar se ne baze te ligjit serb mbi dokumentet e udhetimit model RFGJ shpallur ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Serbise nr.104 dt. 16.12.2009 se vlefshmeria e tyre vazhdon deri ne daten 31 dhjetor 2010. Ndonese autoritetet jane njoftuar nje vit me pare per kete ndryshim ne aktin normativ asnje njoftim nuk eshte bere per personat e interesuar duke shkaktuar nje varg shqetesimesh per zoteruesit e ketyre pasaportave dhe familjaret e tyre.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›