PDU marrëveshje me PD për pjesëmarrje në qeveri

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave dhe partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi do të marrë deri 8% të posteve në administratë.
Burime nga Partia Demokratike thonë se marrëveshja është arritur, teksa bashkëpunimi do të vazhdojë deri në fund të këtij mandati qeverisës duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Sipas të përditshme “Panorama”, PDU-ja nuk do të përfaqësohet nga poste ministri dhe zv/ministri, të paktën për momentin.
Megjithatë, pritet që partia e çamëve të drejtojë disa dikastere, si Komiteti i Diasporës, kërkesë kjo e hedhur prej kohësh nga PDU-ja, çka sipas marrëveshjes do të realizohet. Gjithashtu, dy partitë do të miratojnë një rezolutë në Parlament për zgjidhjen e çështjes çame.
2011-01-10 08:34
[