Alibeja Nuk ka me negociata me PS-ne ne jemi ne fushate elektorale
TIRAN- Partia Demokratike ka vendosur qe ti thote STOP negociatave me socialistet per zgjidhjen e krizes politike. Per demokratet gjithcka ka perfunduar dhe nuk ka me asnje mundesi as per kompromis dhe as per te bere mendimet qe kerkohen ne Kodin Zgjedhor.
PD ka pohuar dje se tashme do te perqendrohet vetem ne pergatitjet per fushaten elektorale qe do te nise se shpejti per zgjedhjet e ardhshme vendore.
Vetem pak dite pas fillimit te procesit te djegies deputeti demokrat njeheresh edhe anetar i Komisionit te Ligjeve Enkeled Alibeaj shprehet se pas asgjesimit te fleteve te votimit nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk ka me vend per negociata me Partine Socialiste.
Sipas tij tashme demokratet do te dialogojne vetem me popullin. Mund te themi me plot gojen qe jemi ne fushate zgjedhore. Jemi ne nje marredhenie tashme jo pozite-opozite. Tashme jemi futur ne nje marredhenie te re midis klases politike dhe zgjedhesve shqiptare.
Tashme sfida jone nuk eshte me me opoziten. Sfida jone eshte me zgjedhesit shqiptare. Ne menyre qe opozita te mos konsiderohet si nje levizje anarkike si nje levizje jocivile thjesht dhe vetem do detyrohet te na ndjeke pas edhe ne kete lloj marredhenie te re me qytetaret shqiptare- theksoi Alibeaj.
Lidhur me hapjen e kutive te votimit dhe fillimin e djegies se tyre deputeti i PD-se Alibeaj e cileson procesin nje ogur te mire per veprimtarine politike. Nje procedure ligjore e cila i dha fund nje procedure politike anormale.
shte nje ogur i mire per gjithe shqiptaret. shte ogur i mire per te gjithe institucionet shqiptare te cilat duke iu referuar ligjit mund jo vetem te konsolidojne forcen e tyre jo vetem te konsolidojne pozicionin e tyre por te japin dhe leksione te mira ne kete rast edhe politikes. Ky vit i ri do te duhet te futet ne ate qe quhet normalitetin e vet politik -tha Alibeaj.
Per me shume se nje vit e gjysme mazhoranca dhe opozita debatuan per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Edhe pse zgjidhja e ngercit politik u duk prane me 69 vota pro dhe 56 kunder mazhoranca rrezoi kerkesen e socialisteve per ngritjen e Komisionit Hetimor. Per te arritur deri ne votimin ne seancen e fundit plenare per vitin qe shkoi.
Dy forcat kerkuan tre dite shtese kohe per te arritur nje marreveshje dhe pavaresisht negociatave si me takime ashtu edhe nepermjet telefonit apo postes elektronike edhe ky vit perfundoi pa nje marreveshje.
Nderkohe me 28 dhjetor mazhoranca ne KQZ mori vendimin per djegien e fleteve te votimit proces i cili nisi me shtate janar te ketij viti.
Nderpritet procesi i djegies
Per shkak te fundjaves ne Rezervat Materiale te Shtetit ne Lunder u nderpre procesi i hapjes se kutive te votimit. 48 punetoret te cilet po merren me procesin e djegies do te rifillojne serish sot qe ne oret e para te mengjesit punen e tyre nderkohe qe ne mesdite pritet qe kamioni i ushtrise ti transportoje ato per ne uren e Farkes prane lumit Erzen qe eshte caktuar edhe si pike djegie.
Procesi do te vijoje normalisht dhe per nente qarqet e tjera. Mbledhja e cila ishte caktuar per tu zhvilluar sot nga KQZ per miratimin e projektbuxhetit per vitin 2011 eshte shtyre per neser.
Shuma totale e buxhetit qe do te kete ne dispozicion administrata e KQZ-se per kete vit eshte 102200000 leke ku pjesa me e madhe eshte parashikuar per pagesen e punonjesve rreth 68.200.000 leke. Krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit 2010 ka nje rritje prej 2.2 milione leke per paga.