Servet PellumbiBerishizmi si fenomen politik
Dy seanca te zgjatura secila gati dyditeshe mbyllen sesionin e vjeshtes te Kuvendit te Shqiperise njera me 23-24 dhe tjetra me 27-28 dhjetor 2010. Pritej arritja e kompromisit historik qe do ti hapte rrugen kapercimit te ngercit politik te zgjatur pa kuptim dhe kryesisht per arsye subjektive por fatkeqesisht nje gje e tille nuk ndodhi. Deputetet u ndane prere 69 kunder ngritjes se komisionit per hetimin e materialeve te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe 56 pro.
Njeheresh u hodh keshtu poshte edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian per hetimin dhe transparencen e zgjedhjeve ne Shqiperi. Si shume politikane e analiste edhe une u gabova ne parashikimet e mia duke u shprehur para kesaj me optimizem. Madje kete pervec prononcimit ne shtyp ua transmetova edhe mjaft miqve te mi ne SHBA qe jane teper te interesuar per politiken te cilet here pas here me telefonojne dhe kerkojne opinionin tim.
Diten e pare te vitit te Ri 2011 me telefonuan disa prej tyre dhe pervec urimit te zakonshem me kerkuan llogari qe gabova kur u thashe se dicka do te behet ne fundin e 2010-es
Kjo realisht me nxiti qe vitin politik 2011 ta nis per vete me nje analize kritike per politiken shqiptare qe po tregohet e pa pjekur dhe e pa pergjegjshme. Vecse kjo analize do te kete nje vecori do te merrem kryesisht me stilin e vecante te Berishes te te berit politike qe mund te klasifikohet si nje levizje politike si nje lloj dadaizmi politik qe synon ti fute kundershtaret neper thekra qe ti hutoje tu beje presione ne linja personale ti akuzoje pa fakte duke kerkuar ne kembim prej tyre fakte per te hetuar bemat e tij. Nje taktike e tille ne gjuhen e filozofise se popullit do te thote ta rrahesh tjetrin por te mos e lesh qe te qaje
Kete beri realisht Berisha nje vit e gjysme me opoziten dhe prape premton se do ti ofroje shanse te reja Kuptohet ashtu si edhe deri tani ai do te fitoje kohe opoziten ta mbaje sa me larg formave aktive te te berit opozite me objektiva e kauze te pa realizuara te percare dhe te hutuar nga sulmet e akuzat rrufe dhe iracionale te Berishes qe te fitoje me te njejtet skenare edhe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 per te mbyllur perfundimisht ceshtjen e zgjedhjeve per te institucionalizuar parimin antidemokratik populli voton qeveria blen e numeron.
Kjo do ti hapte rrugen edhe ne Shqiperi sistemit politik me nje parti dominuese dhe 2-3 parti ne opozite te perhershme. Ne kete veshtrim behet fjale per nje dimension absurd te politikes shqiptare per c vendosje politike qe huton edhe njerezit afer Berishes dhe jo me opozitaret.
vendosje e rrezikshme drejt irracionalitetit
Ne dy seancat e fundit te Kuvendit per vitin 2010 Berisha e mori fjalen mbi 20 here duke folur pa kufizim dhe duke iu pergjigjur gati cdo deputeti te opozites jo per thelbin e problemit qe diskutohej por duke akuzuar PS-ne kryetarin e saj dhe secilin deputet vec e vec apo duke bere diversione percarese dhe premtime per funerale opozitaresh aq sa hutoi e trembi per vdekje edhe te vetet qe u detyruan te terhiqen ne moment nga marreveshja paraprake per ngritjen e komisionit hetimor dhe te konformoheshin si ushtare te bindur me komandantin e sundimtarin qe shkeli ligj e kushtetute pa pyetur askend dhe mbylli kapitullin e se drejtes demokratike te opozites per te hetuar per nje ceshtje te caktuar qe ajo e quan te rendesishme per funksionimin dhe mbrojtjen e demokracise.
Fjalori i perdorur nga Berisha la pa mend analiste dhe opinioniste te njohur qe si te gjithe ne ndoqen direkt seancat e Kuvendit qe nuk kane per tu harruar lehte.
Nderkohe me beri pershtypje se ne disa shkrime analitike per keto seanca vertet vihet theksi te aspekti irracional i tyre duke e identifikuar ate me cmendurine Berisha.
Mero Baze analisti dhe njohesi i mire i bemave te Berishes ne vite qe ka botuar muajt e fundit nje liber interesant e te dobishem per te ardhmen e politikes shqiptare zberthen irracionalizmin e frikshem te Berishes duke analizuar deshirat e cmendura te tij per tu bere funeralin kundershtareve politike dhe per te mbajtur fjalime te pa para mbi varret e tyre.
Nuk di konkludon ai cili mjek psikiater ne Perendim do ta linte te lire kete vrases potencialisht te rrezikshem por di te them se ky njeri eshte ne zyren e kryeministrit te vendi tim... Shekulli201012 24.
Mustafa Nano analisti i politikes me ide e trajton ceshtjen nga kendveshtrimi i synimeve te Berishes per te rifutur friken si komponent te berjes politike per te qendruar sa me gjate ne pushtet. Per kete shkruan ai Saliu gjate njezet viteve te fundit ka mbjelle nje klime frike per te gjithe.
E ka bere kete edhe kur ka qene ne pushtet edhe kur ka qene ne opozite. Kjo frike do te zhduket bashke me Saliun dhe vetem atehere shqiptaret do te marrin vesh se cfare qelbesire kolosale ka qene ky njeri ...se ai ka vrare ka mashtruar ka derdhur lot krokodili etj Shekulli 2010 12 24.
Kurse Bledar Prifti kritik i rrepte i politikes se papergjegjshme permes analizes se shkarjes se Berishes drejt nje irracionalizmi politik qe ka marre permasa te rrezikshme paralajmeron lexuesit Sot duhet te kuptojme dhe te mos biem viktime e mashtrimeve dhe e marrezive te tij qe synojne te mbjellin ne kete vend tragjedi te tjera.
Sot ne duhet te bashkohemi ne nje beteje fisnike kunder te keqes dhe te mos lejojme qe ky skizofren te kete neser mundesi te organizoje funerale te tjera per shqiptaret Shekulli 2010 12 25.
Pa hyre ne diskutime rreth ketij kendveshtrimi mendoj se kjo ceshtje meriton te shihet edhe ne aspekte te tjera per te zbuluar thelbin ideor e psikologjik te fenomenit Berisha qe duket si nje cmenduri personale e tij por ne te vertete perben nje platforme filozofike irracionale te sistemit politik qe ai po instalon ne Shqiperi.
Kujdes nga platforma ideologjike Berishiane
Prej vitesh ne Shqiperi nuk po behen zgjedhje te lira te drejta dhe te ndershme per pasoje demokracia ne vend qe ti zgjeronte hapesirat e veta te perfaqesimit i ka ngushtuar ne permasa te frikshme.
Dy seancat e fundvitit te Kuvendit ishin nje prove qe i befasoi te gjithe optimiste dhe skeptikesocialistedemokrate dhe te tjere. Ne keto seanca u shpalos logjika autoritariste e triumfatorit thelbi i se ciles eshte askush tjeter vec Berishes dhe Partise dominuese te pushtetit nuk e meriton dhe nuk duhet te qeverise ne Shqiperi.
Vetem Berishes i takon qe te shnderrohet ne instrument kontrolli te pergjithshem dhe garant per te qendruar sa me gjate ne pushtet. Ndryshe Shqiperia do te vazhdonte te kishte probleme me regjimin komunist te permbysur por te pacrrenjosur
Nuk eshte e rastit gjuha qe perdor Berisha se pari per te krijuar doemos nje armik te perhershem per te motivuar nje lufte pa kompromis kunder tij. Ne kete funksion ai flet nate e dite per bllokmene qe drejtuakan Partine Socialiste per psikologji bunkeri madje edhe per nje proces restauracioni qe paska ndodhur me socialistet shqiptare.
Logjika pa logjike e Berishes llogarit instalimin e frikes per qytetarin e zakonshem e te pa informuar apo te manipuluar qe eshte i prirur ta shohe Berishen si shpetimtar si liderin e perhershem e garantin e demokracise dhe te integrimit ne BEkurse PD-ne te njejesuar me Berishen si parti te zerit te tyre dhe si avokat te lirive te tyre
Se dyti kohet e fundit perfshi dhe dy seancat e njohura te fundvitit Berisha eshte vene ne kerkim te nje filozofie politike irracionale qe do te perbente boshtin ideor te sistemit qe do te kete ne qender nje parti dominuesestruktura okulte dhe nje ushtri te bindurish ne mbrojtje te saj sipas parimit qellimi justifikon cdo mjet.
Si rregull demokracia eshte nje sistem racional drejtimi dhe gjithmone eshte mbeshtetur ne filozofi politike racionale kurse Berisha edhe ne kete ceshtje po ndjek nje rruge te kundert tipike per nje shoqeri te mbyllur klanore e deri tribale qe kapardisjet dyshimet frikenservilizmin dhe egersimin artificial i ka forme qenieje.
Se treti Berisha ka filluar te mburret hapur se si mjek qe eshte njeh mire psikoanalizen dhe eshte i suksesshem ne politike sepse instrumentet e luftes me kundershtaret i kerkon dhe i gjen nga kjo fushe.
Duke u hedhur nga nje histori ne tjetren nga nje akuze ne tjetren per kundershtaret politike duke cituar pjese nga pergjimet e paligjshmelibra psikoanalitike pjese filmash me Hari Porterapo ndodhi nga takime e darka si ajo e Strasburgut qershor 2010 dhe nga thashethemet me burim sic deklaron vete ai nga muret qe kane veshe e kamerat qe kane sy Berisha me vetedije vihet ne rolin e preferuar prej tij te injorimit dhe te baltosje se kundershtareve politike te lojes me dosjediversione pengje e inskenime te stisura.
Nje metode e tille se pse me kujton Xhentilen filozofin italian te fashizmit sipas te cilit rendesi ka vetem akti i kryer si fakt e si veprim i lire i pa menduar qe me pare dhe qe eshte i perligjur ne se lejon te arrihet rezultati i deshiruar pa pyetur per moral per humanizem e ndershmeri njerezore.
Qellimi i Berishes qe vazhdon te brehet nga ndjenja e inferioritetitmbase te trasheguar qe nga rinia e hershme po sipas psikanalizes eshte krijimi i nje karizme dhe sovraniteti te vecante prej lideri dhe babai te kombit qe nuk njeh ligje e kushtetute edhe pse perbetohet per te kunderten dhe qe ka te drejten te krijoje per kundershtaret gjendje erronse torturuese per te perligjur mungesen e dialogut dhe bashkepunimit me opoziten.
Nje personazh i tille si rregull eshte i parapercaktuar per alternativa shkaterruese per te thyer ne menyre djallezore e delirante cdo rregull e norme morale edhe brenda partise e qeverise se vete.
Per me teper qe kete e shnderron ne burim kenaqesie e frymezimi per te vazhduar me tej ne nje rruge te tille irracionale e te papergjegjshme. Pa harruar te deklaroje si njeri i dyzuar dhe pa as me te voglen brerje te ndergjegjes se ne qofte se ka nje gje nga karriera ime politike kjo eshte se une politiken e bazoj ne moral Panorama 2011 01 05. Ne te vertete eshte krejt e kunderta.
Po keshtu pasi leshon pa dogane sharje e fyerje akuza e baltosje per politikanet kundershtare perfshi dhe per familjaret e tyre nje dite te bukur Berisha nuk e ka per gje te deklaroje se kjo ishte loje ne funksion te luftes politike Me lehtesine me te madhe e njejeson opoziten me mafien dhe po aty shton une kam shume respekt per opoziten E njejta gje behet me premtimet.
Nuk e ka per gje Berisha ta shpalle Shqiperine vendin me rritjen ekonomike me te larte dhe me infrastrukturen me moderne ne Evrope me investimet me te larta ne bote qe Shqiperia brenda nje shtatevjecari do tu shnderruaka nga vend ne zhvillim ne vend i zhvilluar evropianetj. Per me teper kur premtimet nuk realizohen kete nuk nguron tua faturoje kundershtareve politikesic beri me refuzimin e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian me 9 nentor 2010.
Te gjitha keto dukuri te mara se bashku te shoqeruara edhe nga energjia e se keqes dhe mentaliteti prej bajraktari qe jane tipare tipike per lidere te profilit fashistoid si te Berishes perbejne ate qe e quajta qe ne fillim fenomeni Berisha dhe jo thjesht i cmenduri skizofreni i pa afti apo Pinoku Berisha
Te tillet spekulojne me qetesine e arsyes por realisht ajo u mungon ne menyre te frikeshme prandaj dhe jane me natyre hileqare euforike dhe mashtruese prodhues te pabesise te dhunes verbale prodhues krizash por jo dhe zgjidhes te tyre.
Si pasoje rrezatojne mungese te theksuar besimi reciprok dhe shkeputje te rrezikshme midis politikes dhe jetes reale te vendit midis politikes dhe halleve e kerkesave te qytetareve. Nderkohe kjo mbart me vete rrezikun e destabiletit politik ne permasa te medha per shoqerine dhe te ardhmen e demokracise.
Per kete politikanet analistet intelektualet dhe qytetaret e vetedijshem per rolin e tyre kane te drejte te jene vazhdimisht te shqetesuar dhe ti referohen kujteses historikeper tu bindur se autori i farses elektorale te 26-28 majit 1996i kaosit shkaterrues te 1997-esi grushtit te shtetit te shtatorit 1998 dhe i plot bemave te tjera antiligjore dhe te denueshmeeshte edhe autori qe inskenoj edhe grabitjen e votes me 28 qershor 2009. shte po ai.
Prandaj bashke me poetin e mirenjohur kane te drejte te thone Ne vendim tim/ Ne vendin tend /Nje koke e cmendur /Nje vend te tere cmend
duhet bere
Nga lart nga klasa politike kriza politike ne vend qe te zgjidhej u thellua me tej. Berisha e fitoi kohen qe i duhej per te mbyllur sipas menyres se tij ceshtjen e transparences se zgjedhjeve. Opozita u perpoq po ashtu ne linjen e vete qe ceshtjen ta kerkonte ne rruge institucionale por me teper me bojkotime se sa me forma aktive te luftes politike parlamentare e jo parlamentare por nuk ia arriti te realizonte kauzen e saj per voten e lire.
Madje Berisha me cinizmin e tij karakteristik antidemokratik dhe me pozat e triumfatorit ironizoi edhe ne dy seancat e fundit te Kuvendit moderimin e qendrimit te opozites ne kerkim te kompromisit per ngritjen e komisionit hetimor kur ishte vendi dhe koha qe Berisha te kerkonte falje dhe te udhehiqte vete votimin pro transparences dhe ngritjes se komisionit hetimor parlamentar. Tani nuk nguron ta shpalle kete ceshtje te mbyllur ceshtje te vitit te shkuar
Gjithsesi mendoj se ne situaten e krijuar nuk ka shume mundesi zgjedhjeje prandaj me me rendesi me duken
1 Qe opozita te artikuloje qarte pergjegjesine e qeverise dhe personalisht te Sali Berishes si per deformimin e zgjedhjeve te 28 qershori ashtu dhe per hetimin e transparencen e tyre
2 Te behet e qarte per faktorin nderkombetar se eshte pikerisht Berisha qe injoroi dhe shkeli mbi Rezolutat e Parlamentit Evropian dhe te Keshillit te Evropes per hetimin dhe transparencen e zgjedhjeve ne Shqiperi
3 Ti behet e qarte si faktorit te brendshem ashtu dhe atij te jashtem qe na monitoron se Berisha do qe krizen politike ta perdore si perde tymi per te vjedhur edhe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011
4 Kerkohet qe edhe demokratet e vertete trashegimtare te levizjes historike te dhjetorit 1990 qe nuk mungojne ne Partine Demokratike dhe ne radhet e votuesve te saj te reflektojne thelle rreth fenomenit te sotem Berisha sepse nuk mund ti sjelle vendit modernizimdemokraci funksionuese dhe integrim ne BE nje force politike qe eshte ndare ne menyre te frikshme nga demokracia
5 Nderkohe kryesore per opoziten mbetet kerkimi i nje zgjidhjeje nga poshte permes nje debati mbare popullor direkt me zgjedhesit qe ata te deshmojne per te verteten te kuptojne peshen e votes se tyre dhe ti thone ndal manipulimit dhe pazareve te pista te deritanishme.
shte nje mangesi e kritikueshme e opozites qe nje rruge te tille nuk e perdori krahas kerkeses per hapjen e kutive. Kjo eshte e domosdoshme te filloje sa me shpejt duke e vleresuar si forme kryesore te pergatitjes per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011.