E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetimja, me varr 30 vjet pas vdekjes

Humanizmi nuk ka vdekur. Dje ne diten e jetimeve, qytetaret sarandjote, personeli i shtepise se femijeve Sarande, bashkia, perkujtuan nje vajze te vogel, rritur jetime ne shtepine femijes Sarande e cila u nda nga jeta kur ishte ende foshnje, Ishte viti 1979. Plot 30 vjet me pare. Xhuljana Luli quhet vajza jetime qe vdiq pa njohur prinderit e saj. Banorja e Shtepise se Femijeve Jetime te Sarandes humbi jeten 30 vjet me pare, eshte kujtuar dhe nderuar ne menyre shume origjinale. Mes dhimbjes ne kujtim te saj nga bashkia e qytetit ne kuader te 20 majit, Dites se Jetimeve Xhulianes i shkuan prane varrit te saj ne varrezat publike qindra qytetare. Ne ceremoni kryetari i bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka, i keshillit bashkiak, Arjan Demiri, drejtorja e Shtepise se Femijeve Shkollore, Elida Vogli, si dhe edukatore e punonjese te stafit te ketij institucioni. Perkujtimi per jetimen Xhuliana Luli ishte i vecante. Dite me pare per Xhuliana Lulin eshte ndertuar nje varr simbol i kujtimit dhe respektit per te. B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›