Ministri i Kultures takim me femijet e qytetit
Ministri i Kultures, Ardian Turku ka premtuar me shume ndihme dhe perkujdesje nga shteti per femijet jetime. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Elbasan me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve Jetime, Turku u shpreh se cilado qeveri qe te jete duhet te beje me teper per kete kategori femijesh. "Une jam munduar ti jem prane kesaj shtrese ne cdo pozicion qe kam qene. Sigurisht ka qene shume pak per nevojat e tyre por jemi munduar ti tregojme se nuk jane vetem por ka nje shoqeri e cila ka detyrimet e saj. Nga pozicioni i ministrit une ju pergezoj dua t'u transmetoj edhe mbeshtetjen tone dhe te qeverise ku bej pjese" u eshte drejtuar 230 femijeve jetime, Ministri i Kultures Ardian Turku. Sipas tij, premtimet dhe dhuratat nuk duhet te jene vetem ne 20 maj ne diten e femijeve jetime, por ne cdo moment kur ata te kene nevoje per mbeshtetje dhe dashuri. Nga ana tjeter edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar ka shperndare nje numer te konsiderueshem dhuratash dhe ushqimesh per 230 femijet jetime te Elbasanit. F. Salliu