Alibeaj: Vërejtje për prokurorinë, edhe në Ministrinë e Drejtësisë
Vërejtjet që institucionet e pavarura kanë lëshuar në adresë të prokurorisë së përgjithshme, kanë qenë prezente në shumë prej raporteve të Ministrisë së Drejtësisë. Ish kreu i këtij dikasteri Enkelejd Alibeaj, thotë se kontrollet periodike individuale ose në total të inspektoratit të minsitrisë, kanë faktuar pikërisht shumë nga shkeljet për të cilat “akuzohet” organi i akuzës.
"Ka rezultuar që një sërë cështjesh, një nunër prokurorësh në veprimtarinë e tyre kanë bërë që të mos respektohen afatet e hetimit, të mos ketë standard unik dhe të njëjtë në trajtimin e cështjeve të ngjashme. Dhe të gjitha këto janë të pasqyruara në raportet përkatëse që janë përcjellë prokurorisë së përgjithshme", thotë Enkelejd Alibeaj, deputet i PD.
Por eshe Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, në raportimin e tyre vjetor kanë akuzuar prokurorinë për paftësi. Sipas ish ministrit, akuza është tërsisht apolitike dhe do të verifikohet në komisionin e ligjeve, gjatë raportimit të Ina Ramës në këtë komision.
"Duket të paktën nga pretendimet e drejtuesve të këtyre institucioneve që, prokuroria ka caluar ca, në rastet kur Avokati i Popullit ka parë se shumë cështje zvarriten. Cilësia e hetimit, sipas Avokatit të Popullit nuk ishte më e mira e mundshme. Apo rasti i paraqitur nga KQZ për standarde të dyfishta. Ndoshta dhe prokuroria kur të vijë para komisionit të ligjeve do të thotë, si kundërpeshë ndoshta dhe akuzat e veta ndaj këtyre institucioneve", vijon Alibeaj.
Gjatë javës prokurorja e përgjithshme do t’i paraqesë deputetëve të maxhorancës rezymenë e punës së saj 1-vjecare. Vitin e kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme Ina Rama nuk mundi të bëjë raportimin e saj vjetor në Kuvend.
Elona Gjylmi < I mëparshmi