Sheshi "Skenderbej" bashkia vazhdon punimet
TIRANE- Në sheshin “Skënderbej” kanë vazhduar sërish sot punimet pavarësisht urdhrit të ministrisë së Mjedisit për pezullimin e tyre dhe rehabilitimin e sheshit.
Burime të bashkisë së Tiranës të kontaktuar me telefon nga NEWS24 kanë bërë të ditur se punimet nuk do të ndërpriten për asnjë cast.
Duke cituar burimin NEWS24 bëri të ditur se bashkia- ka deklaruar - se do të plotësojë angazhimin e saj për tu siguruar qytetarëve të gjitha shërbimet e duhura dhe prioritet mbetet rehabilitimi i sheshit “Skënderbej”.
Një ditë më parë Ministria e Mjedisit jo vetëm vendosi pezullimin e punimeve, por dhe një gjobe prej 2 mln lekësh pasi sipas zyrtarevë të mjedisit, punimet po kryhen ndërsa ende nuk ka një leje mjedisore.
Sheshi “Skënderbej” ka përplasur dje opozitën me qeverinë. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri e ka cilësuar sheshin “Monument kulture”. Në një konferencë shtypi ai ka deklaruar dje se, rikonstruksioni është në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, duke ironizuar me ministrin se nuk di ku ka varrin Ismail Qemali, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati akuzoi qeverinë se po kërkon të marrë peng edhe projektin transformues të Tiranës.
(s.g/BalkanWeb)