Alibeaj fyen Ramen Je zoti Dick
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përdorur një fjalë fyese në gjuhen angleze ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Dje, në një deklaratë për shtyp, Alibeaj, duke e krahasuar Ramën me senatorin zviceran që ka akuzuar UÇK-në, deklaroi: “Zoti Dick, koha jote ka mbaruar”. “Ky zotëri ka një vit e gjysmë që vetëm refuzon hetimin që ne i kemi ofruar, që ligji i ka ofruar. Ky zotëri nuk e do hetimin, sepse e di që ai është humbësi i madh i zgjedhjeve më të mira që ka pasur ndonjëherë vendi dhe i dështuari më i madh i politikës shqiptare. Ky zotëri nuk e do hetimin, sepse nuk ka asnjë provë për ndryshim të rezultatit, siç shkruhet e zeza mbi të bardhë në raportin e OSBE/ODIHR. Ky zotëri, njësoj si Dick Marty, shpif dhe akuzon pa prova, zoti Dick koha juaj ka mbaruar!”, deklaroi Enkelejd Alibeaj, deputet i PD.