E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg e gjobe per avokaten e familjeve te viktimave

Itali Tragjedia e Otrantos

Avokatja shqiptare që mbronte interesat e familjarëve të tragjedisë së “Otrantos” në Itali është dënuar dje me burg e gjobë nga gjykata. Denoncimin e bënë familjarët e viktimave për përvetësim të dëmshpërblimeve. Gjykata e Brindisit ka dhënë 6 muaj burg për avokaten shqiptare për mashtrim në dëm të familjarëve të viktimave. Po ashtu avokatja duhet t’u kthejë 300 mijë euro familjarëve të viktimave, gjobë kjo e vendosur nga gjykata. Bashkë me të do të vuajë dënimin edhe bashkëshorti i saj Cosimo Argentiero. Në tragjedinë e Otrantos të 28 marsit 1997, mbetën të vdekur në det 81 persona, të gjithë emigrantë shqiptarë, ndërsa 24 të tjerë, u deklaruan të zhdukur, pasi trupat e tyre nuk u gjendën kurrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›