E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alibeaj kërkon pajtim me “Rithemelimin”, Meta: Kandidatët e primareve s’janë të Berishës, s’ia dilni dot me hile

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë të qartë grupit të Enkelejd Alibeajt se kandidatët e dalë nga primaret e PD nuk janë të Sali Berishës, por të qytetarëve që përfaqësojnë opozitën e vërtetë.

Meta tha se kandidatët e primareve do të përfaqësojnë edhe Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se asnjë hile dhe poshtëri nuk do të mund t’i marrë kandidatët.

“Kandidatët nuk janë të Berishës por të primareve të zgjedhur nga qytetarët. Nuk ka hile dhe poshtërsi që ndalon super kandidatët që të regjistrohen dhe të jenë fitimtarë më 14 maj. Të jeni të sigurt që këtë proces e udhëheqin ato që e zgjodhën dhe tani janë super kandidatët që na udhëheqin ne. Kemi marrëveshje historike me PD edhe për këshillat bashkiakë dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Meta.

I pyetur nëse ka frikë nëse kandidatët e primareve bashkohen me Alibeajn dhe Berisha nuk do i bashkohet një koalicioni me Partinë e Lirisë, Meta tha se ai me Berishën është online gjithë kohës dhe se marrëveshja e tyre është historike për të larguar “monizmin në vend.”

“Frika dhe Berisha nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Ne jemi online me zotin Berisha dhe jo vetëm me të dhe me kandidatët e primareve që janë edhe kandidatët e Partisë së Lirisë dhe opozitarëve që duan ndryshimin dhe çrrënjosjen e monizmit në vend. Berisha është vetë vula e gjallë e PD në kuptimin e frymëzimit dhe guximit”, tha Meta.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pas thirrjes së drejtuesit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj që kandidatët e primarëve dhe bashkohen nën logon e PD dhe të dalim me kandidatë unik në zgjedhjet e 14 majit.

Lidhur me 7 Marsin, Ilir Meta sulmoi qeverinë duke thënë se ka përkeqësuar arsimin në vend, ku shënon nivelet më të ulëta në rajon lidhur me cilësinë dhe nivelin e mbarimit të studimeve në ciklin e mesëm dhe të lartë.

“Ramaforma përkeqësoi arsimin në Shqipëri. Një tregues është i mbarimit të studimeve të mesme dhe të larta në rajonin tonë, Sipas Eurostat, Shqipëri ka nivelin më të ulët në rajon, por është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga 2010-2020. Nuk ka tregues më alarmant të rënies së mbështetjes për të rinjtë dhe arsimit, të mësuesve të përkeqësimit të cilësisë së arsimit në vendin tonë. Kjo dhe demotivon të rinjtë për të ecur në rrugën e dijes, të cilat i boraksin për të hyrë në rrugë të tera.

Edhe për shkak të kushteve të këqija ekonomike e sociale të prindërve të tyre. Ky përkeqësim dramatik është në përputhje të plotë me përkeqësimin dhe shtimin e varfërisë në vendin tonë dhe me shtimin e përjashtimit social, ku polarizimi social është rritur me ritme galoponte krahasuar me 2010. Sot është një ditë e reflektim it të thellë se pas mbështetjen dhe rimëkëmbjen e arsimit dhe mësuesve ky vend kurrë nuk mund të eci me ato ritme që kërkojnë aspiratat e të rinjve”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›