E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama në Berlin/ Takimi kokë më kokë me kancelarin Sholz, RTSH zbulon axhendën

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë dy ditore në Gjermani. Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani po ndjek nga afër të gjithë vizitën në Berlin të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Rama është pritur nga kancelari gjerman Olaf Sholz, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë. Temë e takimit pritet të jetë dhe samiti i Berlinit, që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.

Më pas do të jetë një drekë pune mes dy delegacioneve, atij shqiptar dhe atij gjerman.

Në orën 12:30 është caktuar konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Sholz.

Më pas, axhenda do të vijojë me një takim me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman

Kryeministri do të jetë i pranishëm dhe në panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Në vemendje ndër të tjera do të jetë edhe perspektiva e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Delegacioni
Delegacioni shqiptar përbëhet nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda  Dhuka, ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, këshilltari personal i kryetarit të PS, Endri Fuga dhe këshilltarja tjetër Odeta Barbullushi.  

/rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›