Zjarr te dogana, digjen maunet, 1 i plagosur
Nje zjarr i madh ka rene ne doganen e Tiranes. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Si pasoje e flakeve te rena, jane djegur disa maune me mall, nderkohe qe, sic bejne te ditura burimet policore, ka ngelur lehte i plagosur dhe nje person. Kane qene punonjesit e institucionit qe e kane vene re zjarrin. Ata kane dhene alarmin per ate qe po ndodhte, nderkohe qe jane njoftuar dhe forcat zjarrfikese. Keto te fundit kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur operacionin per shuarjen e flakeve, si dhe evakuimin e zones. Si pasoje e flakeve jane djegur disa prej maunave qe ndodheshin aty, nderkohe qe demi llogaritet te jete i madh. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe forcat e policise, si dhe ekspertet e zjarreve.
ZJARRI
Gjithcka mesohet se ka nisur rreth ores 21:00, te mbremjes se djeshme, kur jane dukur flaket e para te zjarrit. Shkaqet e tij nuk jane mesuar gjate mbremjes se djeshme, nderkaq ekspertet e zjarrfikeseve si dha ato te policise, kane punuar gjate mbremjes, per nxjerrjen e shkakut. Pasi eshte vene re zjarri, punonjesit dhe shoferet qe ndodheshin aty jane munduar te shuajne flaket dhe te nxjerrin jashte rrethimit makinat qe ndodheshin aty. Por disa prej maunave qe ndodheshin aty nuk kane mundur tu shpetojne flakeve. Burimet policore kane bere te ditur mbremjen e djeshme se jane djegur nga flaket kater maune qe ishin me mall. Keto automjete kishin dy dite qe ishin parkuar ne ambientet e doganes se kryeqytetit nga ku prisnin qe te zhdoganonin mallin dhe te iknin. Por, fati nuk ka qene me ta dhe pronaret, pasi flaket i kane shkrumbuar.
PLAGOSJA
Para se te mberrinin trupat zjarrfikese punonjesit qe ndodheshin aty kane filluar qe te shuajne flaket. I plagosur, sipas policise, ka ngelur pronari i njeres prej maunave. Ky i fundit ka qene duke shkarkuar makinen ne momentin kur kane plasur flaket. Duke u munduar qe t'i shuaje me ndihmen dhe te personave te tjere, ai ka marre disa plage, duke u djegur ne disa pjese te trupit. Ai eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku eshte vene nen kujdesin e mjekeve. Disa minuta pas zjarrit kane mberritur forcat zjarrfikese qe i kane vene flaket nen kontroll. Ka filluar qe te behen llogaritjet e demeve te shkaktuara nga zjarri i rene, por ende nuk eshte arritur ne nje perfundim. Sipas te dhenave te para, demi pritet te jete i madh. A. Cena