Tirane/ Atentati ne kryeqytet, ne ndjekje autori
Atentati i ndodhur tri dite me pare, ne rrugen "Myslym Shyri", ka shtyre qe te reagoje dhe familjen e viktimes, Valdrin Hoxha. Shpresa Hoxha, e ema e 17-vjecarit, ka deklaruar dje, per gazeten, se "djali i saj nuk ishte perfshire ne ndonje hakmarrje. Erion Mihali, i ka zene rrugen djalit dhe ka dashur ta vrase, pasi i kishte thene, se ke folur per mua. Fati i mire eshte qe djalin s'e mori plumbi, por ne duam te sqarojme se nuk kemi ndonje hak per te marre, apo qe ngjarja ka ndodhur per zenke te ndodhur nje muaj me pare". Gjithashtu, dhe burime policore kane saktesuar gjate dites se djeshme, se 27-vjecari Mihali, i arrestuar dhe dy here me pare, eshte ende ne ndjekje dhe nuk eshte ndaluar, por eshte duke u punuar qe ai te prangoset per ngjarjen e pak diteve me pare.