I perplaset makina, merr peng furgonin me pasagjere
Kurbin - Merr peng furgonin me pasagjere, per shkak se iu demtua makina, me te cilen udhetonte ne aksident. Ardian Prenga eshte arrestuar diten e djeshme nga policia e Lezhes, pasi, duke zbardhur dita e djeshme, ne autostraden Lac-Lezhe, eshte grindur me drejtuesin e furgonit, Ndoc Ndoi. I riu u ka thene pasagjereve se do t'i mbante peng bashke me shoferin, por pa u deklaruar ndonje kerkese te qarte. Udhetaret jane alarmuar dhe nuk kane ditur si te veprojne. Ka qene telefonata e drejtuesit te furgonit, Ndoc Ndoi, qe ka vene ne levizje policine e Lezhes, qe kane ngritur postblloqe, per te vijuar me pas edhe kontrolli per gjetjen e vendndodhjes se furgonit me kater pengjet. Operacioni ka perfunduar me arrestimin e Ardian Prenges nga forcat e policise. Burime nga kjo e fundit bejne te ditur se Ardian Prenga ka drejtuar automjetin tip "Benz", me targa LA 8141 A, ne autostraden Lac-Lezhe, pikerisht ne vendin e quajtur Kryqezimi i Rriles, afer fshatit Manati. Ai ka perplasur mjetin e tij me furgonin me targa LE 7728 A. Ardian Prenga ka pretenduar se e ka devijuar drejtimin e furgonit dhe ka kercenuar pasagjeret se do t'i mbaje aty deri kur drejtuesi i furgonit te rregulloje automjetin e tij te demtuar. Sipas deklaratave te marra nga pasagjeret, 31-vjecari Prenga i ka frikesuar nen kercenimin e armes, megjithese arma nuk eshte gjetur akoma.
A. Bushi
A. Bushi