Alibeaj po tenton të vartësojë financiarisht gjyqësorin
Për kreun e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë nuk kam më asnjë dyshim se urdhri më i fundit i Alibeajt për regjistrimin e pronave të gjykatave në emër të Ministrisë të Drejtësisë është një tentativë e hapur për të vartësuar financiarisht gjyqësorin shqiptar. Në një intervistë ekskluzive për "Shqip", Manjola Bejleri ka theksuar se procedimi i shpejtë dhe jo transparent tregon qartë edhe njëherë strategjinë e ministrit për të ndërhyrë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Marrëdhëniet midis gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës dhe ministrit të Drejtësisë duken të tensionuara, veçanërisht pas urdhrave të tij të fundit ndaj sekretarisë gjyqësore. Përse ju trembin këto urdhra?
Pikësëpari gjyqësori shqiptar nuk trembet nga urdhrat e një ministri apo kujtdo zyrtari tjetër të shtetit. Aq më pak mund të tremben gjyqtarët nga urdhra të pashkruar dhe të paligjshëm, siç janë këta të fundit, që zoti Alibeaj i ka drejtuar administratës së Gjykatës së Tiranës. Është e vërtetë që marrëdhëniet midis trupës gjyqësore dhe ministrit të Drejtësisë nuk janë në nivelin e duhur të bashkëpunimit reciprok, kjo jo për faj të gjyqtarëve. Ministri i Drejtësisë, që prej emërimit të tij në këtë detyrë, e ka sulmuar gjyqësorin, e ka akuzuar rëndë dhe ka hedhur baltë mbi të, nëpërmjet deklaratave të tij populiste, por pa paraqitur asnjë fakt konkret që do të mund të vërtetonte akuzat e tij. I ndodhur përpara boshllëkut të tij për të mbështetur akuzat e bëra, ministri ka zgjedhur rrugën e presionit mbi administratën gjyqësore, me synimin e vendosjes së saj kundër gjyqtarëve. Alibeaj ka arritur deri aty sa u ka shprehur verbalisht sekretareve të gjykatës se do t‘i shkarkojë nga puna nëse ato guxojnë të mos plotësojnë "siç duhet" raportet dhe formularët e kërkuar prej tij.
Administrata e gjyqësorit me rolin e saj ligjor ndihmës është në shërbim të pushtetit gjyqësor dhe të asnjë pushteti tjetër. Nuk mundet dhe nuk duhet të lejohet të përdoret administrata e gjyqësorit për të realizuar shërbime në funksion të qëllimeve të ekzekutivit dhe legjislativit, jashtë kompetencave e detyrave të saj ligjore. Të kërkosh të realizosh qëllime në rrugë joligjore, duke përdorur shantazhin dhe presionin, do të thotë paaftësi dhe abuzim me pushtetin.
Por sekretaret ndërkohë po i zbatojnë urdhrat, për të cilat kanë edhe detyrim ligjor, sa kohë që janë pjesë e administratës gjyqësore, e cila varet nga ministri.
Është e vërtetë se sekretaret po i zbatojnë urdhrat, ndonëse ministri ende nuk po gjen kurajën t‘i dërgojë këto urdhra në mënyrë zyrtare, pra të shkruar dhe të protokolluar, çka është alfa e funksionimit të shtetit. Por zbatimi i këtyre urdhrave ka sjellë një mbingarkesë në punën e administratës gjyqësore, çka ka dëmtuar punën e përditshme të gjyqësorit. Nëse i referohemi Gjykatës së Tiranës, ku dihet se një gjyqtar shqyrton përafërsisht 8-12 çështje në ditë, vendosja e sekretareve për 1-2 orë në ditë në shërbim të urdhrave të ministrit të Drejtësisë, për qëllime të ekzekutivit dhe legjislativit, është një "luks" i papërballueshëm, kostot e të cilit bien në kurriz të qytetarëve. Duke mos qenë administratë gjyqësore në dispozicion të gjyqtarit, për shkak të kohës që duhet t‘u kushtojë detyrave të vëna nga ministri, kjo i detyron gjyqtarët që të zhvillojnë më pak seanca gjyqësore në ditë dhe rrjedhimisht proceset do të zgjaten në kohë.
Ministri për të realizuar synimet e tij të presionit ndaj gjyqësorit ka zgjedhur të vetmen kompetencë që ligji "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor" i ka dhënë për të emëruar dhe shkarkuar kancelarin. Po ligji nuk i njeh atij asnjë të drejtë për të urdhëruar administratën e gjyqësorit, për të kryer shërbime në favor të ekzekutivit. Prandaj ne kemi deklaruar me forcë se urdhrat e Alibeajt janë të paligjshëm dhe se sekretaria gjyqësore nuk ka asnjë detyrim ligjor t‘i zbatojë ato.
Ndërkaq, Alibeaj ka ndërmarrë një tjetër nisëm për regjistrimin e pronave të gjykatave në emër të Ministrisë së Drejtësisë. Ju si kryetare e shoqatës së gjyqtarëve, si e vlerësoni këtë hap?
Regjistrimi në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë i godinave të çdo gjykate në Republikën e Shqipërisë është shprehja më e hapur e tendencës së ministrit Alibeaj për të vartësuar financiarisht gjyqësorin. Kjo mënyrë procedimi e shpejtë dhe jo transparente tregon qartë edhe njëherë strategjinë e ministrit për të ndërhyrë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Këto veprime janë urdhëruar verbalisht të kryhen nëpërmjet kancelarëve të gjykatave dhe regjistruesve të Z.V.R.P.P-ve, përpara se kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet reformimit që mendohet t‘u bëhet ligjeve të tjera të sistemit të drejtësisë.
Dhe cila do të ishte për ju zgjidhja ligjore e problemit të pronave dhe menaxhimit të buxhetit të gjykatave?
Ashtu si çdonjëri nga pushtetet e tjerë ka pavarësinë e vet financiare dhe administron buxhetin në mënyrë të pavarur, ashtu dhe pushteti gjyqësor nuk ka përse të vartësohet nga ekzekutivi në administrimin e pasurive të tij. Vetadministrimi i buxhetit dhe pasurive mbi të cilat ushtron kontrollin e tij, përbën një element tjetër shumë të rëndësishëm të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.