E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj:Ligji për të dhënat,sipas KE-së

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të mbrojtur të dhënat personale është në përputhje me konventat e Këshillit të Europës. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në konferencën për mbrojtjen e të dhënave personale . Sipas Alibeaj miratimi i këtij ligji është një progres i dukshëm dhe zbatimi i tij do kujdesin e duhur. "Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale do të ketë përkrahjen e ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e tij", u shpreh Alibeaj. Gjithashtu ministri Alibeaj u shpreh se me prodhimin e kartave të identitetit ky ligj merr një siguri për mbrojtejn e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›