“Fazliç”, bashkëshorti i avokates Kola në prokurori
Bashkëshorti i avokates që bleu “Crown Acquisitions” flet në prokurori për kontratat e serbo-boshnjakut. Florenc Kola: “Tokat në Porto-Romano u blenë me para në dorë nga fshatarët” .
TIRANE- Për afro dy orë, bashkëshorti i avokates së shumëpërfolur Flutura Kola, u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve që po hetojnë mbi veprimtarinë e serbo-boshnjakut Damir Fazliç, i dyshuar për pastrim parash në Shqipëri. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare pranë organit të akuzës kryeqytetase. Sipas këtyre burimeve, Florenc Kola ka ngjitur shkallët e prokurorisë pak ditë më parë, ku ka dhënë shpjegime lidhur me lidhjen e kontratave për blerjen e pronave në Porto-Romano dhe në fshatin Rinia, në veri të Durrësit nga fshatarët e zonës. Ai ka pohuar se kontratat janë lidhur në mënyrë të rregullt dhe paratë u janë paguar fshatarëve në cash, jo nëpërmjet transfertave bankare. Florenc Kola u thirr për t’u pyetur në prokurori për faktin se ka qenë prezent kur janë nënshkruar kontratat për blerjen e pronave. Pak kohë më parë, hetuesit kanë marrë në pyetje avokaten Kola, e pajisur me prokurorë të posaçme nga biznesmeni serbo-boshnjak për të kryer të gjitha veprimet në emër të tij. Flutura Kola është avokatja e cila ka realizuar shitjen e kompanisë “Croën Acquisitions sh.p.k”, me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh kompanisë “Altaria Research Limited”, po në emër të Fazliç.
Dëshmia
Bashkëshorti i Flutura Kolës i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorisë së Tiranës, për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Damir Fazliç. Pak ditë më parë, ai ka rrëfyer para hetuesve gjithçka dinte rreth aktivitetit të Fazliç në Tiranë. “Florenc Kola ka treguar me detaje për nënshkrimin e të gjitha kontratave të shitblerjes së tokave nga fshatarët në veri të Durrësit në emër të Fazliç dhe mënyrën sesi është bërë pagesa”, - thanë burimet. Ai ka hedhur poshtë të jetë kryer ndonjë shkelje ligjore nga ana e tij dhe e bashkëshortes. Kola ka shpjeguar më tej sesi kanë hyrë në bisedime me fshatarët për të blerë tokat. Dëshmia e Flutura Kolës dhe bashkëshortit të saj shihen si mjaft të rëndësishme për hedhjen dritë mbi aktivitetin e Fazliç. Serbo-boshnjaku akuzohet për pastrim parash në Shqipëri. Prokuroria bllokoi të gjitha pronat dhe pasuritë e tij, por vendimi i sekuestros u rrëzua nga Gjykata e Tiranës. Pritet që lidhur me ligjshmërinë e sekuestros mbi pasuritë e Fazliç të shprehet Gjykata e Apelit. Ndërkaq, në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje dhe Erion Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, që ka qenë administrator i të paktën tri shoqërive të biznesmenit. Për thellimin e mëtejshëm të hetimeve, prokuroria është në pritje të disa letërporosive të dërguara në Bosnje dhe Zvicër.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)