E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat le te dhjese secili ne nevojtoren e vet

Nje leter per Kadarene por jo vetem per te por per gjithe ata te cileve u ka ende peshe fjala ne Shqiperi.


Ne shekullin e XXI -te ne boten postmoderne tingellon paradoksale por plehrat qe na kercenojne jane cmimi me i shtrenjte qe Shqiperia ka paguar ndonjehere per lirine ne historine e saj.


Tragjedia e pushtimit nga plehrat eshte me e madhe se ajo e 7 Prillit te 1939 -es pasi pas nje lufte te pergjakshme u cliruam nje dite ndersa nga plehrat do te pushtohemi perjetesisht ne rruge paqesore e demokratike firmosur me doren tone. I bej thirrje te gjithe shqiptareve te reagojne kundrejt kesaj mynxyre me te zeze se ajo e kemishezinjve


Mos u genjeni nga fytyrat hipokrite qe shtrengojne duart e zbardhin dhembet. Kemi pritur me lule 7 Prillin e zi mos beni te njejten gje per plehrat me ngjyra Le te dhjese secili ne nevojtoren e vet shqiptaret ne te veten e italianet ne te tyren. Mburren zoterinjte evropiane per lirine qe na falen fryhen qeveritaret tane si kaposhe ne pleh per vizat jo nuk na kane falur liri perkundrazi po na e shesin bile me shtrenjte se kurre me plehra Zoti na ruajt nga kjo skllaveri


Para se te qaja hallin me Savianon Shen Gjergjin e Italise e pashe te udhes ti shkruaj dy fjale Kadarese profetit te Shqiperise. Aty ku na ke lene ne udhekryq jemi akoma o profeti yne. Atehere ndryshe nga legjendat me Bajloze nuk patem frike nga deti perkundrazi te uritur e te zhveshur por me shprese prisnim ne breg mrekullite e demokracise Perendimore. Sot kur ne horizont nga ai Perendimi i bukur i shenjte qytetar dhe i paster na shfaqen plehrat e Italise dhe BE-se kemi frike.


Atehere nuk na the asgje ike i rrembyer nga endrra e lirise ne morem detin me kembe e ti avionin per ne Paris. Po sot qe je i lire dhe i nxene pse nuk na thua cpo ndodh ne Evrope e ne Shqiperi Keto jane vertete rregullat e demokracise apo plehrat e Italise Nuk te kerkoj te drejten e shkelur e as besimin

e humbur ne Evrope e demokraci vec urtesi e pakez drite nga Torra Eifel te na kthesh.
Ju thoni se ... cdo popull sidomos populli shqiptar eshte shume i ndjeshem ndaj ndjenjes se drejtesise ... I. Kadare - shekulli 22. 12. 2010 Na thuaj profeti yne cna ndane nga drejtesia nga rregulli e nga ligjet e bashkejeteses qytetare Nuk dime nuk duam apo nuk na lene


Me te drejte ju thoni se ... Ne kemi bere vertete lufte kunder asaj qe quhet meshire kristiane por kemi harruar qe keto ndjenja jane ndjenja njerezore qe jane mbi fe...I. Kadare - shekulli - 22. 12. 2010.


Mjerimi ka vetem zhele dhe nuk do meshire por drejtesi. Po a mund te pretendojme drejtesi qytetare e aq me pak meshire kristiane nga nje sistem i padrejte i pa fe madje i korruptuar fizikisht moralisht e politikisht Alternativa e padrejtesise nuk eshte predikimi i meshires e as meshira por denoncimi i shkakut ne menyre qe shkaktareve te pameshire e te pafytyre tiu tundet kolltuku nen bythe e viktima populli sovran te zgjohet e te njohe padrejtesine.


...Ka nje kerkim ndjese nje pardon. I. Kadare - Shekulli 22. 12. 2010. Le te rrefehemi e te kerkojme ndjese ne te paret. Le te reflektojme Por qe te reflektosh do te thote te jesh ne paqe me veten dhe me cka te rrethon.


Ju thoni se ... Te gjitha keto jane perjashtuar nga jeta jone. I kemi perjashtuar dhe nuk i kultivojme. I Kadar Shekulli 22. 12. 2010.


A nuk jemi edhe ne ish kopshtare te bahces ku kultivuam njeriun e ri qe sot here me kravate roze e here me blu na fshikullon me kamxhikun e demokracise Qe nenshtrohet me nje flakaresh e shitet per dy pare


Apo fajtore jane gjithmone e vetem komunistet e vdekur Po ne te gjallet cfare benim atehere e cpo bejme sot Atehere mbollem ate cka jemi duke ngrene e sot jemi duke mbjell ate cka te tjeret do te korrin neser. Jemi te sigurt per faren e zgjedhur o kopshtar i mire Zgjohuni o shqiptare nga liturgjia e perjetshme


Ju thoni me delikatese ... ligji i zgjedhjeve mendoj qe eshte nje nga ligjet e rendesishme qe do te luaje rol. Une nuk jam specialist dhe nuk jam marre ndonjehere me kete gje por e them si parim si te thuash.I. Kadar Shekulli - 22.12.2010


Nuk eshte e domosdoshmerisht te jesh specialist per te treguar ku te dhemb. Mjafton te jesh i ndershem me veten e per te miren tende. Le ta veme gishtin ne plage tek fillesa e mbrapshte aty ku komprometohet demokracia perzgjedhja e stafit qe do te marre pergjegjesine e qeverisjes e te administrimit te jetes publike Pse perfaqesuesit e popullit sovran ne vend qe te zgjidhen direkt nga sovrani popull vazhdojne te zgjidhen nga kreret e partive me marifete dushku e shkoze


Sepse i sherben popullit e vendit e demokracise apo interesave te krereve te partive per te personalizuar partite politiken dhe institucionet Nje produkt i ketyre marifeteve nuk ka se si te jete qeveri legjitime e si e tille per te mbijetuar nje qeveri e tille eshte e detyruar te sundoje politiken e brendshme cka do te thote te shtype opoziten e ti nenshtrohet politikes se jashtme qofte kjo edhe e padrejte dhunon te drejten e qytetareve te vet pranon perbuzjen e dhunimin e zoterinjte Perendimore ndaj bashkeqytetareve emigrant hapin dyer e penxhere per cdo lloj plehrash e investimesh edhe pse jane ne dem te njerezve e te vendit madje eshte gati te sakrifikoje edhe pjese nga toka e deti i vendthit tone te cunguar mjafte qe te mbajne pushtetin. Ne emer te kujt


20 vjet amulli post-komuniste. Nje vit e gjysme spektatore te ketij teatri banal politik shqiptar me nje parlament pa opozite gjysmagjel te paralizuar ne agoni qe mbijeton me serumet e nderkombetareve perralla me viza dhe me Evrope. Gjynah per shqiptaret e turp per qeveritaret Liria ka gjithmone nje cmim ne e kemi paguar shtrenjte e kurre nuk e kemi gezuar. Sot matrapazet tane qeveritare kane gjetur pazar me leverdi per cdo shqiptar te lire me vize plehra te klasit te pare MADE IN ITALY.


Ne djall vafte cmimi Nobel na thuaj profeti yne ku eshte e padrejta ku eshte qytetaria Nese nuk na e thua dot na meso si ta njohim te drejten. Zaten bash per kete shkrimtari konsiderohet gjysmeperendi jo thjeshte se di te shkruaj mbi leter por sepse vizioni i tij shikon pertej letres sepse per misionin e tij eshte gati te behet fli.

Piktor regjisor shkrimtar. Jeton ne Firence

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›