Alibia e letërsisë dhe çadra e mediokritetit
Për t’u kursyer kohë atyre që janë gati të më kujtojnë lirinë e krijimit në formë e në përmbajtje, po përmend vetë faktin që arti, si produkt që ngrihet mbi skema - duke shpërthyer skema, pranon bujarisht çdo lloj risie që ndërtohet me qëllimin e mad
Altin HAXHINASTO
Një libër, që ka thyer rekordet kombëtare të shitjeve dhe që është bërë objekt diskutimesh e debatesh të shumta, nuk mund të injorohet si diçka e paqenë. Sado inert të doja të qëndroja ndaj zulmës mediatike të bërë për romanin “Të jetosh në ishull” të Ben Blushit (me të drejtë, një njeri i mediave e konsideroi si një marketing të paçmueshëm për librin), kam konstatuar se mjaft nga diskutimet janë fokusuar në aspekte historike e ideologjike, duke i nxehur fytet e tifozëve që merrnin pjesë njësoj si në stadiumet ku luhet një lojë, rregullat e së cilës fatkeqësisht ata ose nuk i njohin, ose i njohin fare, pak dhe pikërisht për këtë arsye tifozllëku i tyre duket edhe më shumë absurd. Përfundimisht, mjaft diskutantë s’kanë bërë tjetër veçse kanë thelluar më shumë llogoret luftarake karshi njëri-tjetrit, duke shkuar nga fyerjet e ulëta deri në kërcënime, që bëhen gati të besueshme kur kupton se në çfarë skutash të mendjeve të palatuara janë gatuar. Libri ka si etiketë fjalën roman, domethënë një zhanër i letërsisë dhe do të ishte shumë e kuptueshme, nëse problematika e diskutimeve e debateve do kishte si objekt formën dhe përmbajtjen e veprës të parë nga këndvështrimi letrar.
Si njeri i letrave, me një formim filologjik, një pjesë të të cilit e kam marrë në të njëjtët auditorë ku është shkolluar edhe autori i librit, Ben Blushi, ndieja një detyrim moral ndaj atyre lexuesve, që ende mendojnë se letërsia ka si funksion primar formimin estetik, i cili realizohet nëpërmjet mjetit të fjalës, për t’u dhënë atyre një mendim kritik bazuar mbi parametra vlerësimi që nisin dhe mbarojnë te letërsia. E them këtë, pasi letërsinë nuk e bëjnë të madhe apo të vogël vetëm idetë filozofike, mesazhet ideologjike a faktet historike që mund të trajtojë, por përkundrazi janë këto ide, mesazhe a fakte që kanë nevojë për letërsinë, në mënyrë që të përçohen te njerëzit nën sigurinë e jetëgjatësinë që ofron emocioni estetik, të cilin e krijojnë letërsia dhe artet e tjera, duke u dhënë edhe vlerën universale.
* * *
Kompozicioni i një romani, njësoj si studimi inxhinierik dhe arkitektonik i një godine shumëkatëshe, kërkon një disiplinë organizimi krejtësisht të ndryshme nga ato të gjinisë së poezisë. Nëse poezia përgjithësisht është fluturake dhe imazhi poetik pranon përqasje, krahasime, përballje, kundërshti nocionesh e dukjesh brenda materies së figurave, proza i kërkon autorit që t’i mbajë këmbët në tokë, njësoj si themelet e ndërtesës, pasi, në të kundërt, ngrehina pashmangësisht do të rrëzohet. Përdorimi i fakulteteve të poezisë në prozë, si metafora, simboli, alegoria etj., i jep vlerë kësaj të fundit dhe e pasuron atë për aq kohë sa format gjuhësore, njësoj si materialet ndërtimore të një ngrehine, respektojnë makroplanin strukturor. Në të kundërt, ato ngjajnë me mballomat e vëna në mure për të zënë vrimat nga fryn era, por që i prishin hijeshinë dukjes dhe cenojnë funksionet normale, për të cilat është ndërtuar. Për t’u kursyer kohë atyre që janë gati të më kujtojnë lirinë e krijimit në formë e në përmbajtje, po përmend vetë faktin që arti, si produkt që ngrihet mbi skema - duke shpërthyer skema, pranon bujarisht çdo lloj risie që ndërtohet me qëllimin e madh të hedhjes së një hapi më tej drejt perfeksionit, me të cilin kuptoj harmoninë e formës me përmbajtjen. Por letërsia, njësoj si artet e tjera, është një zonjë e rëndë e kryeneçe, që më parë të thotë “udha e mbarë” sesa “mirëserdhe”, dhe do fort mund për ta bindur të të fusë krahun e të bësh me të një copë rrugë mbi qilim të kuq. Me sa duket, i mikluar nga fitoret në mjedise ku letërsia nuk shkel, autori ka menduar se mund ta rrokë lehtësisht për beli edhe “zonjën nazemadhe”, që nuk gënjehet prej asnjë lloj petku që mund të veshin mtonjësit e saj.
Nëse do ta zhvishnim subjektin e veprës nga përsiatjet historike, filozofike e ideologjike të personazheve të veçantë të saj, do na mbetej në dorë një kronikë e rëndomtë e ecejakeve të një familje - fisnike, sipas autorit, që herë vendosen në një fshat anonim shqiptar, herë të tjera shkelin në qytete greke, italiane apo turke (të cilat, së paku, kanë një emër), duke u malluar e derdhur lot për lavdinë e dikurshme, për lidhjet e krushqitë me pinjollë familjesh të dëgjuara fisnike të Evropës e Azisë, por që vetë janë bdarur e shprishur si gen, ngaqë punët i kanë bërë me kokën e vogël. Fshati shqiptar, i cili mund të shërbente artistikisht si qendër graviteti i shqiptarizmit - jo thjesht i personazheve, por i frymës së ngjarjeve - ngjan vetëm si një vendstrehim, ku gjejnë azil gjithfarë endacakësh. Nuk e ka këtë funksion as Voskopoja, me të cilën autori merret jo pak në faqet e librit, e cila gjithçka mund të ketë (atyre 143 “kishte plus ...” mund t’i shtonte pa frikë edhe zero të tjera, pa thënë përsëri asgjë), por vetëm fytyrë shqiptare s’i shihet kund.
Përse e ka stisur këtë lloj subjekti autori, që fillon me një të krishterë pa rrënjë besimi fetar brenda vetes, banor i fshatit pa emër, i cili, pse nuk shiti dy kokë dele, e gjykoi të udhës të konvertohej në mysliman? Them se arsyeja është e thjeshtë: autorit i duhet alibia e letërsisë për të shpallur ato mesazhe, vetjake apo të servirura, nëpërmjet gojës së personazheve, që kanë lidhje me një tematikë ndaj së cilës ndjeshmëritë e njerëzve janë maksimale. Personaliteti i flashkët i autorit si krijues, njohuritë e tij të përcipta mbi temat e trajtuara, pazotësia për t’i mbrojtur tezat e hedhura në mënyrë rigoroze, bazuar në burime dokumentare apo evidenca të tjera të sakta, e ka detyruar të përdorë artificin e rrëfimeve të personazheve, për mendimet dhe veprimet e të cilëve, siç është bërë zakon të thuhet, askush nuk ka të drejtë të fajësojë autorin e tyre. Maksimumi mund të gjykohen personazhet e, meqë atyre (të kallurve e të pakallurve të shekullit XVIII) as ia ndjen për zallamahinë që kanë hapur në këtë fillim të shekullit XXI, autori mund të rrijë i qetë e të shohë me qesëndi sesi bërtasin tifozët e ndarë në kampe. Veçse është disi vrastar një fakt: vepra të mirëfillta letrare, që një ditë do të gjejnë vendin e merituar në historinë e letërsisë sonë, sot na kalojnë përshqit para syve. Mediatizimi me tepri i së kundërtës, veç të tjerave, krijon çadrën mbrojtëse të mediokritetit.
* * *
Ka ca njësi vlerësimi të tjera të bujtinës letërsi, të cilat, ndonëse nuk duan të merren me autorin e personazheve e po ashtu nuk duan t’ia dinë se sa vlen si erudit, përsëri kërkojnë “haraçin”, sepse ke guxuar të shkelësh në atë territor, ku s’mund të rrëshqasësh pa paguar. Për të shprehur kumtet e tij në lidhje me problematikën e shumëpërfolur, autori ka përdorur dialogët e monologëzuar. Së pari, ka vënë përballë Ali Tepelenën dhe Arianit Komnenin, një plak nëntëdhjetë e dy vjeçar, i cili mban një ligjëratë të gjatë, si përpara një auditori gjimnazistësh, ku tregon mbarë e prapë histori të jetës së tij. Po e pranoj për një çast që Aliu ishte një burrë me një durim dhe vëmendje të jashtëzakonshme, që mund të duronte me orë të tëra, për respekt a zoti e di pse, ligjërimin e ngadalshëm e të stërzgjatur të plakut. Po e pranoj si të mirëqenë që në atë trup burri, sado vital, ku flinin jo pak por rrumbullak nëntëdhjetë e dy vjet, kishte aq energji, sa të mos ndalonte së foluri, pa i nxjerrë fundin bisedës në lidhje me dertet e jetës së tij. Por ajo që nuk arrij të kuptoj është se si ky plak, i mençur dhe i shëtitur, përdor në ligjërim bisedor shprehje të tilla: “pastaj rrinim ulur të dy, me karriget nga deti dhe kalkulonim të ardhmen e jetëve tona” (faqe 87). Të tilla struktura dhe të tillë leksik gjen me shumicë në monologun e këtij personazhi, sepse, me sa duket, autori ka harruar se kush po flet e, për më tepër, ka harruar se oratoria parlamentare me tekste të përgatitura me shkrim paraprakisht ndryshon nga stili bisedor që përdorin njerëzit në jetën e përditshme, sado të ngritur qofshin nga ana kulturore a gjuhësore. E them këtë sepse komunikimin bisedor ka dy elementë (goja e veshi) që duhen marrë në konsideratë me të njëjtën vlerë. Nëse nuk do jenë në sinkron, nuk mund të ketë komunikim. Mirëpo autori na thotë se komunikimi i veshit të Ali Tepelenës dhe gojës së Arianit Komnenit kishte zgjatur orë e orë të tëra. Zot, na ruaj, çfarë do kishte ndodhur, po të ishte realizuar një skenë e tillë në jetën reale!
Pasi e ka qetësuar fytin e lodhur të Arianitit plak me shprehjen “Arianit Komneni kishte folur gjatë dhe zëri i ishte ngjirur. Fyti i tij digjte si një muskul i zhveshur nga lëkura” (faqe 104), lexuesi shpreson se, në vijim të romanit, nuk do ketë më vuajtje të tilla për personazhet e tij. Por ja ku na del një personazh edhe më i shëtitur e më i kënduar se Arianit Komneni, rastësisht në moshë të përafërt me të, i quajtur Metod Antrakidi, i cili fillon një ligjëratë në prani të pjesëtarëve të familjes, katër prej të cilëve janë minorenë, respektivisht shtatëmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë, dymbëdhjetë dhe dhjetë vjeçarë, ligjëratë që fillon në faqen 206 të librit e mbaron në faqen 280 të tij. Çdo orator i botës mbarë do mpakej e do rrudhej përpara këtij kampioni të ligjërimit bisedor, ku kurrkush nuk guxon të bëjë ndonjë pauzë a ndërhyrje sado të vogël, qoftë edhe në shenjë miratimi ose habie, se për të kundërshtuar as që bëhet fjalë. Përsëri autori ka harruar se në dhomën ku po ligjëron Metod Antrakidi ka fëmijë, për veshët e të cilëve përshkrimet e zhvirgjërimeve, të akteve të seksit, të kafshimeve, thithjeve, puthjeve, rrjedhjeve të gjakut, ngrehjeve e shkrehjeve mashkullore janë të papranueshme, sado e civilizuar të jetë shoqëria (që, sipas të gjitha gjasave, në respekt të vendit e kohës që përshkruhet, janë shumë larg këtij lloj informacioni). Por, që të mos bëj gjykime për një periudhë që s’e kam njohur, se ndoshta autori di më shumë se unë në lidhje me tematikën e bisedave që zhvilloheshin këtu e tre shekuj më parë, nuk po merrem më gjatë me to. Dhe, po ashtu, nuk dua të merrem as me faktin se si eruditi Metod Antrakidi arrin të bëjë përshkrime të Aishes, të sjelljeve, veprimeve, veshjeve të saj e të bashkëshortit, që ndodhin brenda shtëpisë, larg syve të botës, në intimitet të plotë (faqe 256 e më tej), pa qenë i pranishëm aty. Përse i duhen autorit aq shumë detaje përshkruese, thua se personazhet kanë qenë nën survejim të rreptë prej një syri të padukshëm? Këtë s’më takon mua ta them. Ndoshta në jermin e krijuar nga orët e gjata e të mundimshme të ligjërimit, personazhi ynë, si bardët e lashtë, e ka mbushur krijimin e tij me fantazitë e çastit. Tjetër shpjegim s’mund të gjej.
Nuk mbarojnë këtu personazhet fjalëmëdhenj. Madje, ligjëratat në formë monologu merren hua e kalojnë sa nga një gojë në tjetrën. Na del diku një hoxhë, që flet duke përdorur mjete shprehje identike me personazhet e tjerë. Vini re enumeracionet që përdoren (tipar dukshëm i dallueshëm i stilit të rrëfimit të të gjithë rrëfimtarëve), të cilat s’e merr vesh nëse i përkasin formimit gjuhësor e kulturor të fisnikut dijetar, profesorit të akademisë, hoxhës apo njëfarë Sali Benishi.
* * *
Çdokush do të ndjente një keqardhje të thellë, nëse gjuha e folur e shekullit XX dhe XXI, ku shtrijmë këmbët edhe ne vdekatarët e paditur (përfshi edhe autorin e këtyre rreshtave), paskësh humbur kaq shumë nga poetika e ligjërimeve të shekullit XVIII. Po sjell në vëmendje të lexuesve disa nga shprehjet e “bukurisë së atëhershme”, që përdor autori i “Ishullit” në gojë të personazheve të tij, të thëna në ligjëratë të drejtë, brenda kontekstit të një bashkëbisedimi të thjeshtë:
- Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive. (faqe 8)
- Fëmija qante shtruar, duke përmbushur me korrektesë detyrën e parë që kishte në këtë botë: të qante. (faqe 93)
- Atë ditë një erë e kuqe shkretëtire e dogji fshatin. (faqe 113)
- ...thika të gjata, Ibrahimi i mprehu, sepse vitet ua kishin thinjur tehun... (faqe 137)
- Të nesërmen dhjetë masat e reja u varën nëpër mure, aty ku masat e vjetra kishin lënë një njollë djerse. (faqe 233)
- Lotët e tij të djegur ranë mbi gjoksin e Hatixhesë dhe u thanë duke nxjerrë një aromë molle të pjekur. (faqe 248)
- Hyri në dhomën e vet dhe u mbështet te dera, të cilën e la hapur aq sa dukej e kuqja e vezës që e ndriçonte korridorin si prush prej mishi. (faqe 255)
- Fundet e shkurtra u ngriheshin lart dhe Sali Benishi rrinte pas dritares dhe shikonte kofshët e tyre të pakujdesshme që zbuloheshin duke u rritur. (faqe 257)
- Shkuma e sapunit ishte bërë e kuqe dhe peshqiri dukej si një mjellmë e plagosur mbi ujë (faqe 257)
- Nga larg dukej si një pemë që kishte mbirë mbi tavolinë pasi ishte ushqyer për një kohë të gjatë me mish. (faqe 287)
Ajo që bie lehtësisht në sy, edhe në këto pak referenca me tekstin, është fakti se jo vetëm që personazhet përdorin një standard gjuhësor me ngjyresa “poetike”, por kanë standardizuar edhe mënyrën e të menduarit, çka pasqyrohet në mbështjelljen gjuhësore të mendimit. Sigurisht që mund të zgjatesha më tej në përçartjet letrareske të kësaj vepre të servirur si roman, i mballosur me gjithfarë etiketash marketingu (për fatin e keq të autorit), por jam kaq i lodhur nga përpjekja për ta çuar deri në fund leximin e mundimshëm të këtij libri, sa meritoj, njësoj si ju, një çlodhje.
19 Maj 2008