Truri do drejtësi
Sensi i drejtësisë është i rrënjosur te truri i njeriut. Ai na udhëheq drejt zgjidhjeve të drejta më shumë sesa ndaj zgjidhjeve të interesit. Në bazë të kësaj teorie, është qendra e emocioneve insula, një prej zonave cerebrale më primitive, ajo që ka ndikimin kryesor në vendime të ndryshme që marrim. Sipas ekspertëve të Universitetit të Ilinois, nuk jemi aspak tolerantë ndaj padrejtësive. Nëse zgjedhjet e drejta udhëhiqen nga gjendja jonë emotive, zgjedhjet eficente më pak tolerante, vënë në lëvizje racionalizmin tonë, që është në krye të aktiviteteve në zonat e tjera të trurit.
Ngrohja globale
SHBA-të marrin në mbrojtje ariun polar
Ariu polar hyn në listën e speciave të mbrojtura në SHBA: Vendimi u mor nga administrata e presidentit Bush. Kjo konfirmon edhe një herë frikën për të ardhmen e pasigurt të arinjve polarë, për shkak të shkrirjes së akujve në Artik. Lajmi u dha nga ministri Dirk Kempthorne. Para 15 muajsh në Kempthorne, ai kishte propozuar mbrojtjen e arinjve, duke cituar shprehimisht rreziqet e ngrohjes globale.
19 Maj 2008