Lypësi
Një lypës i drejtohet një kalimtari që të veshur mirë që po kalonte në rrugë atë moment:
-Zotëri, më falni 20 mijë lekë se ashtu e kam hallin...
Burri:
-Mirë, po t’i jap, por më premto se nuk do të luash bixhoz me këto para.
Lypësi:
-Jo more zotëri, mos ki merak, bixhoz nuk kam luajtur kurrë deri më sot.
Burri:
-Po mirë, më premto se nuk do të pish alkool dhe as cigare me këto para.
Lypësi:
-Unë alkool e cigare herën e fundit kam pirë këtu e para 30 vitesh në dasmën time.
Burri:
-Po mirë më jep fjalën që nuk do t’i prishës me prostituta lekët dhe tash po t’i jap.
Lypësi:
-Gjithë jetën kam bërë seks veç me gruan, derisa ajo vdiq...
Burri:
-A do të vish pak te shtëpia ime? Do të jap dyfishin e parave.
Lypësi:
-Pse zotëri?
Burri:
-Që t’i tregosh pak gruas sime si katandiset burri po nuk luajti bixhoz, po nuk piu cigare e alkool dhe po nuk shkoi me femra...
19 Maj 2008