Papandreu i anglishtes ne klithme greqishteje
Disa nacionaliste shqiptare u shqetesuan ditet e fundit nga deklaratat e Jorgo Papandreut lidhur me ngjarjen e Himares. Keta nacionalistet tane jane nga me te cuditshmit pasi kane ndenjur si pula nen kosh dhe nuk u eshte ndier zeri kur eshte bere fjale per probleme qenesore te shtetit shqiptar. Zaten ne kemi pasur edhe ca nacionaliste te cuditshem ne shekullin e kaluar kur deklaronin se kauzen me pushtuesin ne Luften e Dyte Boterore e bene per interesat e vendit.
Po a ishte shqetesuese deklarata e Papandreut dhe a do jete vertet nje sterkembes per procesin tone te integrimit
Per shume arsye qofshin keto te brendshme apo te jashtme si dhe duke u nisur nga sjelljet e meparshme te Papandreut gjasat jane qe kjo nuk do ndodhe.
Qofte per tradite familjare qofte per formim personal Jorgo Papandreu nuk eshte lloji i udheheqesit te rritur ne zhurin ballkanas me veset tipike te kesaj race. Gjyshi i tij u zgjodh si Kryeminister i Greqise ne fund te Luftes se Dyte Boterore pikerisht si politikan i paqetimit qe ishte ne gjendje te qetesonte kacafytjet e komunisteve dhe nacionalisteve te dale nga nje lufte e pergjakshme civile e zhvilluar me po aq zjarrmi kunder njeri-tjetrit sa kunder gjermaneve.
Babai i tij Andreas ishte nje politikan me karizem te jashtezakonshme dhe i karakterizuar nga levizjet e forta por sic jane te tille personalitetet zakonisht ndoqi nje politike te matur ndaj fqinjeve dhe vecanerisht hapja e Greqise ndaj vendit tone ishte nje hap i guximshem qe thyente nje tradite gjysmeshekullore te propagandes se sillogjeve vorio-epirote. Guximi i tij bie me ne pah sot kur ne kushtet e mungeses se luftes se ftohte renies se blloqeve zgjerimit dhe forcimit te Europes se Bashkuar globalizimit te botes dhe renies se kufijve e megjithate certifikata e nacionalizmit eshte e domosdoshme te besh karriere e te rrish ne pushtet.
Vete Jorgo Papandreu Kryeministri aktual eshte gjysme grek pasi nena e tij gruaja e pare e babait Andreas eshte nga Shtetet e Bashkuara vendi ku edhe u formesua cka e ben qe edhe sot e kesaj dite ta flase greqishten me aksent. Ish-studenti i Harvardit i cili ka jetuar ne Londer dhe Suedi veshtire te kuptoje nacionalizmat rurale ballkanase e aq me pak te behet kalores i tyre.
Edhe e kaluara e tij si minister i Jashtem i Greqise ka qene karakterizuar nga vullneti per mbylljen e llogarive te hapura e te pergjakura qe kishte Greqia dhe perpjekjet per orientimin e politikes se saj drejt marreveshjeve me fqinjet. Sado nihilist te jesh nuk mund te mos vihet re se me Jorgo Papandreun politika e jashtme e Greqise merr cdo dite e me shume tipare europiane. Fillon me heqjen dore nga perkrahja ndaj PKK-se Partise se Punetoreve te Kurdistanit te cilen Greqia e perkrahte si kunderpeshe dhe arme diversioni ndaj fqinjit te saj Turqise nenshkrimi i marreveshjeve me Turqine ne fushen e energjetikes respektimi i fqinjeve dhe konsiderimi i tyre partnere si ne rastin e fundit te marreveshjes ujore midis Shqiperise dhe Greqise e cila u prish nga pala shqiptare por nuk shkaktoi nje reagim nevrastenik aq karakteristik ne te kaluaren e Greqise dhe shtensionimi ne teresi i raporteve me fqinjet jane tregues qe nuk bien ne sy pare ne distanca te shkurtra kohore por pare nga distanca e nje dekade shikohet diferenca.
Ne fushen e brendshme Papandreut i eshte dashur te reformoje PASOK-un i cili per shkak te kushteve te krijimit menjehere pas renies se juntes se koloneleve dhe perballjen me nje te djathte agresive dhe primitive qe vetem ballkanasit dine te krijojne aq me teper ajo greke e cila ka ne biografine e saj edhe gjenocidin ndaj cameve dhe hebrenjve PASOK ishte partia qe per here te pare qe nga lufta boterore ne 1981-in mori pushtetin si nje force e majte por sic ndodh rendom ne politike nje kundershtar i ashper te ashperson vetiu. Ndaj pas kaq vitesh beteja elektorale dhe pushteti ishte nevoja e nje reformimi dhe europianizimi te PASOK-ut detyre qe Papandreu duket se ia arriti pasi David Miliband ish-minister i Jashtem i laburisteve angleze dhe yll ne ngjitje i tyre eshte shprehur per ate parti si nje nder burimet e frymezimit per te majten europiane. Fjale e madhe kjo aq me shume po ta mendosh se vjen nga goja e britanikeve aq me eksperience ne fushen e social-demokracise dhe te kursyer ne levdata.
Aktualisht Papandreu ka nje mori punesh per te bere. Nder me kryesoret eshte perballimi i situates ekonomike ku eshte Greqia dhe e cila po e tret vendin qe prej gati dy vjetesh. Tu mbushe mendjen europianeve te kene besim tek ekonomia greke ndaj duhet te levrojne fondet per rishendoshjen e saj tu mbushesh mendjen grekeve qe te lirojne sheshet dhe heqin dore nga protestat e perditshme per tiu kthyer punes pasi kishin jetuar tej mundesive te tyre kjo eshte me te vertete nje pune titanike.
Gjeja e fundit qe i duhet Papandreut jane telashet me fqinjet te cilet edhe pse shume me te dobet politikisht dhe ekonomikisht se Greqia prape mund te jene nje mize brenda koraces se kaloresit te ngerthyer ne nje beteje te ashper per mbijetese si vend i botes se pare. Po ashtu nuk i duhen telashet me nacionalizmin brenda pasi energjite e vendit jane te limituara per tu harxhuar ne perplasje pa kuptim. Maturine dhe bezdine per tu hyre kacafytjeve pa buke Papandreu e deshmoi me ujin qe i hodhi afshit nacionalist grek pas deklarates me ngarkese emocionale per ngjarjen e Himares te bere nga zv/ministri i Jashtem Drucas
Nuk eshte rasti i pare qe ne kohe krizash nacionalizmi dhe mbartesit e saj qe ne Ballkan me shume se kudo shfaqen ne kostumin e tyre te vertete prej dallkaukesh perpiqen te marrin mbi vete prozhektoret e skenes dhe te perfitojne politikisht. Ndaj Papandreut i duhet te tregohet shume i kujdesshem pasi cdo levizje e tij sadopak e gabuar mund ta coje ne gremisje.
Deklaratat e tij te fundit nuk jane aspak tentativa per te zhvendosur vemendjen e publikut nga kriza mbi temen nacionale cka do ishte shume me e rrezikshme dhe pasoja afatgjate. Ajo eshte nje levizje politike per te mos u lene hapesire nacionalisteve greke qe te marrin yrysh dhe fitojne terren ishte nje variacion mbi nje teme e cila eshte e dashur per veshet e publikut grek por luajtur pa nota nacionaliste e cila ndonese ishte nje muzike e luajtur ashper prape eshte partiture europiane.
Shoqeria greke sot eshte e tendosur ne kulmin e saj. Ushtria dhe policia po behen vite qe jane ne gjendje alarmi te vazhdueshem. Punonjes te sektoreve publike e private mbushin me nje ritem gati ditor sheshet dhe nuk kalon jave qe sindikatat mos ti premtojne tia ndezin token flake qeverise. Nga ana e saj qeverisja e Papandreut duhet te sheroje jo vetem plaget ekonomike por edhe ato shpirterore te nje kombi i cili ka pesuar nje renie traumatike jo vetem te standardeve ekonomike por edhe te vete perceptimit te vendit te tyre ne hierarkine europiane. Ndaj edhe nese Papandreu do bente nje deklarate te nxituar do ishte e kuptueshme ne kushtet e presionit ku ndodhet. Por deklarata e tij ishte brenda kufijve te miresjelljes europiane. Natyrisht e shqiptuar ne greqisht. Por nuk mund ti kerkojme Papandreut perdorimin e anglishtes ne nje gadishull ku veshet jane te prirur te degjojne klithmat e sherreve.