Alkooli i tepruar rrezik për shqiptarët, 60 mijë persona me probleme serioze
Shqiptarët nuk heqin dorë kollaj nga pija. Në bazë të studimeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm qytetarësh konsumojnë rregullisht alkool e një pjesë e madhe kanë fituar varësi ndaj alkoolit ku një numër i madh kanë probleme serioze shëndetësore.
Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë pijedashës, ndërkohë që një përqindje, relativisht e lartë, është me shumë se sa kaq. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë japin shifra të cilat janë në rritje vit pas viti. Të rinj, adoleshentë, mosha e dytë apo mosha e tretë, në total rreth 7 për qind e shqiptarëve konsumojnë alkool duke e kaluar masën normale. Me të gjitha impaktet negative serioze sociale dhe shëndetësore, konsumi i alkoolit vazhdon të ndjekë një kurbë në rritje. Të dhënat e rendisin alkoolin etilik në substancën psikoaktive më të konsumueshme në vendin tonë. Ndërkohe që rreth 60 mijë qytetare kanë shqetësime serioze të shëndetit, si pasojë e konsumit të tepruar të alkoolit në kohë. Konkretisht, studimet dhe anketimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik dhe institucioneve shëndetësore, japin shifra veçanërisht alarmante të abuzimit të alkoolit dhe rrjedhojave të këtij abuzimi. Tepër domethënëse, ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë konsideron shifrat vijuese: rreth 7 për qind e popullsisë i përket kontingjentit të konsumatorëve eksesive, tejkalues të alkoolit dhe rreth 2 për qind e saj vuan varësinë etilike. Një situatë tillë, duke përbërë padyshim një shqetësim të natyrshëm, rrjedhojat e së cilës disbalancojnë ndjeshëm substraktin social në tërësi dhe shëndetin publik në veçanti, sjell nevojën e marrjes së masave parandaluese dhe trajtuese të këtij kontingjenti. Në këtë kuadër u prezantua edhe projekti i parë në fushën e alkoologjisë klinike, sqaron zyrtarisht ministrja e Shëndetësisë.
Shërbimi i alkoologjisë për herë të parë në vendin tonë
Shërbimi i alkoologjisë, i cili do të presë pacientët e alkoolizuar dhe do të japi asistencë mjekësore e sociale, do të çelet brenda muajit qershor. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Alkoologjia klinike është një projekt i dizajnuar nga Shkolla Evropiane e Alkoologjisë dhe Psikiatrisë Ekologjike dhe Karitasit Dioçezan të Udines (Itali), i cili parashikon ngritjen e një shërbimi alkoologjik në Shqipëri. Mbas një bashkëpunimi të institucioneve italiane me Ministrinë e Shëndetësisë, konfirmohet se deri në fund të muajit do të inaugurohet klinika trajtuese e varësisë alkoolike.
Shërbimi ndodhet pranë klinikës psikiatrike në QSUT dhe ka një kapacitet 10-12 shtretër. Përzgjedhja e pacientëve me varësi alkoolike, për të cilët gjykohet i nevojshëm trajtimi në kushte spitalore, përbën momentin e parë të ndërhyrjes trajtuese spitalore dhe që realizohet përmes anamnezës, ekzaminimit fizik dhe atij laboratorik.
Last Updated on Saturday, 27 June 2009 23:59