E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alicia Keys martohet me Swizz Beatz

Los Angeles, 2 gusht – Alicia Keys është martuar këtë fundjavë me të dashurin e saj, producentin dhe reperin Swizz Beatz, kanë njoftuar mediet amerikane.

Këngëtarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë, kishte të veshur një fustan të bardhë të nusërisë të punuar nga Vera Wang, ndërsa dhëndri një kostum të bardhë. Në dasmën e mbajtur në Korsikë, midis të tjerëve, ishin edhe Bono Vox nga bendi U2 dhe Queen Latifah.
 
Alicia dhe Beatz janë në lidhje gati dy vjet, ndërsa më parë përmes zëdhënësit kishin konfirmuar se prisnin fëmijën e parë dhe kishin paralajmëruar martesën. Për producentin kjo është martesa e dytë, ndërsa nga e para ka dy fëmijë. Alicia nuk është martuar më parë, ndërsa mezi pret të jetë nënë. “Jam shumë e interesuar për jetën familjare. Mendon se kjo është një prej përvojave më të bukura në jetë dhe i gëzohem kësaj”, ka thënë këngëtarja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›