Emma Thompsom: Femrat nuk mund t’i kenë të gjitha

Emma Thompson mendon se është e pamundur që femrat “t’i kenë të gjitha”.
Aktorja britanike – e cila është nëna e vajzës Gaia dhe e djalit të adoptuar Tindyebwa - thotë se lufton për ta balancuar punën e saj dhe jetën familjare, por refuzon të pranojë ndihmë nga jashtë.
“Nuk dua që lexueset tuaja të mendojnë që mund t’i kenë të gjitha. Mendoj se ky është një koncept i padurueshëm. është aq i pavërtetë!”, tha Emma për revistën amerikane “Good Housekeeping”.
“Ndonjëherë ke disa gjëra dhe ndonjëherë tjetër ke disa gjëra tjera. Dhe ti nuk ke nevojë për të gjitha në të njëjtën kohë; nuk është mirë për ty. Nuk mund të jesh një nënë e mirë dhe të punosh gjatë gjithë kohës; këto dy gjëra nuk janë ideale. Mënyra e vetme për t’i pasur të gjitha është kur gjithë udhëheqjen e shtëpisë e zhvendosë në duart e njerëzve tjerë, gjë që unë kurrë nuk dua ta bëj. Dhe kur e bën vetë të merr kohë, energji dhe mund. Por në fund, sjell shumë kënaqësi”, ka thënë Thopmson, e cila në kohë të fundit ka zbuluar se vajza e saj dëshiron të bëhet kameriere.