E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan lirohet nga burgu

Los Angeles, 2 gusht – Lindsay Lohan është dashur të vuajë dënimin 90 ditor me burg për shkak të shkeljes së dënimit me kusht nga viti 2007, kur është arrestuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Megjithatë, aktorja për shkak të sjelljes së mirë, është liruar nga burgu pas 13 ditëve, dhe është dërguar në qendrën rehabilituese.

Megjithëse është folur se Lindsay shkon në rehabilitim për shkak të varësisë ndaj drogës, avokati i saj, Shawn Chapman Holley, ka demantuar këto pohime, transmetojnë mediet amerikane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›