E Diel, 1 Nëntor 2026

Justin Bieber me autobiografi në moshën 16-vjeçare

“Bieber fever” ka vendosur të arrijë maja të reja pas paralajmërimit që Justin Bieber do të botojë autobiografinë e tij.

Sensacioni 16-vjeçar i popit është duke shkruar biografinë, pas nënshkrimit të kontratës me HarperCollins.

Libri do të ketë titullin “First Step 2 Forever”.
“Historia ime do të përfshijë disa fotografi të papara deri tani dhe deri në tetor libri do të jetë pjesë e librarive. është dhuratë për adhuruesit. Jam entuziast të ndaj diçka më shumë nga bota ime me adhuruesit e mi përmes këtij libri”, thotë Bieber.

“çdo ditë zgjohem dhe mendoj se sa i bekuar jam. Adhuruesit e mi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjithë këtë dhe më ndihmojnë që çdo ditë të jetoj ëndrrat e mia”, përfundoi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›