E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja zbulon anti-Shqiperine

Kundershtari Sushic Ne Tirane per 3 piket

Jo me shume se 10 dite na ndajne nga ndeshja Shqiperi - Bosnje-Hercegovine me 8 tetor por Safet Sushic trajneri i kundershtarit tone ka zbuluar dje listen e futbollisteve qe do kete ne dispozicion per sfiden ne kryeqytetin shqiptar. Ai do te grumbulloje 20 lojtaret te cilet luajne ne kampionate te ndryshme te Europes. Nuk do te jete ne dispozicion te Sushic per shkak te demtimit sulmuesi i PAOK-ut Zlatan Muslimovic ndersa ftohet per here te pare ne perfaqesues Muhammad Subasic i Olimpikut te Sarajeves i vetmi qe vjen nga kampionati boshnjak. Nderkohe qe ne liste jane emra te njohur te futbollit aktual si Miralem Pjanic Lion Misimovic Gallatasarai Vedad Ibisevic Hofenhajm dhe Edin Xheko Volfsburg. Na pret nje ndeshje shume e sikletshme ka deklaruar Sushic skuadra e te cilit ne dy ndeshjet e para ka fituar 3-0 ndaj Luksemburgut dhe eshte mundur 2-0 ne shtepi nga Franca. Nese duam te qendrojme ne gare per vendin e dyte duhet qe nga Tirana te kthehemi me nje rezultat te mire. Shqiptaret jane ata qe na tremben neve. Duhet edhe pak me shume se nje jave deri ne ndeshjen ndaj tyre. Ne do te pergatitemi per te dhene maksimumin pasi e dime qe nuk ka per te qene nje ndeshje e lehte per ne. Grumbullimi i skuadres eshte parashikuar me 4 tetor ne hotel Erzegovina ne Ilixha. Udhetimi ne drejtim te Tiranes eshte parashikuar nje dite para ndeshjes me 7 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›