E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalizimet bashkia shtron kabllon 7400 metra

Periferia

Nje projekt i kompletuar dhe i standardeve bashkekohore ka mundesuar rehabilitimin e plote te infrastruktures rrugore ne pjesen veriore te qytetit te Tiranes.

Sipas Bashkise se Tiranes keto investime rrisin ndjeshem cilesine e jeteses ne kete komunitet si dhe lehtesojne aksesin e banoreve te kesaj zone me ate te Laprakes dhe me qendren e qytetit te Tiranes. Projekti i rikonstruksionit ne pjesen veriore te kryeqytetit mundesoi rehabilitimin dhe trajtimin e nje siperfaqeje prej rreth 35 duke realizuar njekohesisht dhe hapjen e rrugeve te reja qe sherbejne per lidhjen e te gjithe sistemit rrugor te zones. Gjeresia e rrugeve eshte 7 metra me trotuare nga te dyja anet te shtruar me asfalt dhe gjeresi 2 metra. Gjithashtu eshte nderhyre ne rrjetin e ujesjellesit me gjatesi 7400 metra lineare qe tashme eshte ndertuar ne te dyja anet e trotuareve te rruges e po ashtu edhe ne ndertimin e rrjetit te ri te kanalizimit te ujerave te bardha. Sipas projektit eshte realizuar edhe nderhyrja ne sistemin e ndricimit rrugor me shtylla metalike me lartesi 9.8 metra te vendosura ne te dyja krahet e rruges.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›