Alija E vrava se nuk kisha zgjidhje tjeter

E vrava në vetëmbrojtje sepse nuk kisha zgjidhje tjetër, ka qenë kjo deklarata e Gëzim Aliajt nga fshati Vukël, i arrestuar tre ditë më parë nën akuzën për vrasje me paramendim, pasi ka vrarë Gjovalin Vuçinaj dhe ka plagosur Bardho Grishaj. Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për Gëzim Aliajn, i cili me datë 5 mars të këtij viti ka vrarë më armë zjarri automatik Gjovalin Vuçinaj dhe ka plagosur Bardho Grishaj në fshatin Vukel të Komunës Kelmend. Prokurori i çështjes Vat Staka e cilësoi të ligjshëm ndalimin e Alisë, i cili akuzohet për veprën penale “ Vrasje me paramendim” dhe “ Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” si dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg. Nga ana tjetër pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Hamdi Shullani kërkoj nga gjykata lehtësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie pasi shtetasi Gëzim Alija është i vetmi krah pune pasi së bashku më të jetojnë edhe 7 motra dhe tre fëmijët e tij të mitur. Alija ka pranuar krimin, dhe ka sqaruar se me viktimën ka pasur konflikte të hershme dhe rreth 1 orë më parë se të ndodhte ngjarja është kërcënuar nga viktima se do e zhdukte. Sipas tij ky ka shkuar në dyqan për të blerë ushqime dhe disa materiale, nuk kishte dijeni se Gjovalin Vuçinaj ndodhej në dyqan, në momentin kur ka hyrë në lokal, ai është qëlluar me grushta nga dy persona ndër ta edhe Gjovalin Alija dhe në atë çast ai ka qëlluar në vetëmbrojtje, ku për këtë qëllim mbante edhe armën. Ai shprehet se ka kërkuar disa herë ndihmë nga policia, por viktima sipas tij ka qenë person i rrezikshëm. Sipas informacioneve konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur me daljen nga burgu të viktimës, pasi ky i fundit ishte divorcua me motrën e autorit. Gëzim Alija i ka kërkuar disa herë sqarime shtetasit Gjovalin Vuçinja, por ky i fundit mësohet ta ketë kërcënuar, deri pak çaste para se të ndodhte krimi. Gëzim Alija ka kërkuar para trupit gjykues dhe shteti ndihmë për familjen e tij dhe drejtësi për vete.