Berisha Shqiperia cka qene c eshte e cdo te behet eshte Shqiperia evropiane
Kryeministri Sali Berisha , Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ministra të tjerë të kabinetit në veprimtaritë festive në qytetin e Korçës, qytet prej të cilit ka marrë emrin edhe kjo ditë.
Në fjalën e tij në shkollën e mesme “Isuf Gjata”, kryeministri Berisha uroi nxënësit, mësuesit dhe pedagogët. Ai i cilësoi mësuesit si promotorë të garës së dijes, ndërsa theksoi se sfidë kryesore e qeverisë së tij mbetet cilësia në arsim dhe rritja e arsimit profesional. Kryemisnitri garantoi se do të bëjë gjithçka për cilësinë e sitetmit arsimor ndërsa u shpreh se një degë me rëndësi ëpr vendin është edhe ajo e turizmit. Dijet dhe parimet ekonomike tha ai janë themelore për individin, ndërsa nënvizoi se në Shqipëri gjatë vitit 2011 u numëruan 4 milionë turistë.
Më pas, kryeministri Berisha ishte i ftuar në Koncertin festiv në teatrin e qytetit “Andon Zako Çajupi” , nga ku përshëndeti mësuesit me rastin e ditës së tyre.
Veprimtaritë do të vijojnë me vizitën në Muzeun e shkollës “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe më pas Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Konferencën jubilare të organizuar në Universitetin “Fan Noli” , ku do të mbajë një fjalim.
Ndërkohë në një lidhje telefonike për ABC News ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj duke uruar të gjithë mësuesit dhe pedagogët për punën dhe përkushtimin theksoi se, sfidë për sistemin arsimor mbetet cilësia, ndërsa i cilësoi prioritare reformat në këtë sektor.
TOPALLI TAKIM ME MËSUESIT
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka organizuar një takim me mësueset, me rastin e 7 Marsit. Kryeparlamentarja theksoi se në këtë vit jubilaR për vendin, 100 vjetorin e pavarësisë, nderimi shkon për të gjitha mësueset, që i janë përkushtuar gjuhës shqipes.
7 MARSI NE SHKODER
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj e ka filluar 7 Marsin nga Shkodra, atje ku dhe mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të veteranëve të Arsimit. Tafaj tha se arsimi në Shqipëri çdo ditë bën pogres dhe kjo është një arritje për vendin. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin emra te shquar të Arsimit shkodran dhe autoritetet vendore.
7 Marsi u njoh si dita e mësuesit pasi më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.