Alikaj, “babagjyshi” i Kastriotit

Dy gola të realizuar nga mesfushori Enkel Alikaj përmbysën avantazhin e përkohshëm të krijuar nga Maringlen Kule në fitoren 2-1 të Kastriotit kundër Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës.
Kastrioti u rikthye te fitorja pas shkatërrimit 4-0 katër ditë më parë nga Tirana (java e 15-të), ndërsa trajneri i rivotëbesuar Ramadan Ndreu gjeti kënaqësinë e fitores së pestë sezonale, që i çoi krutanët në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Shkumbini.
Pas një pjesë të parë të bardhë, ishte Bylisi ai që shënoi i pari në Krujë me antë të mesfushorit Maringlen Kule, i cili e gjeti golin në minutën e 49-të. Goli i tij i parë sezonal.
Por gëzimi i ballshiotëve të drejtuar nga maqedonasi Nikola Ilevski - mbërritën në Krujë pas fitores së bujshme me Flamurtarin (1-0) – zgjati vetëm tre minuta, pasi mesfushori tiranas i Kastriotit, Enkel Alikaj barazoi rezultatin në minutën e 52-të.
Goli i fitores ishte sërish vepër e Enkel Alikajt, i cili me rrjetën e tij të katërt sezonale, në minutën e 66-të i siguroi triumfin e shumëpritur nga presidenti Artan Djala.
Për Kastriotin, kjo ishte fitorja e parë ndaj Bylisit, në dy ndeshjet e zhvilluara deri tani ndaj ballshiotëve, me këta të fundit që kishin fituar në fazën e parë.
Për Bylisin kjo ishte humbja e 8-të në po aq ndeshje në transfertë, ndërkohë që tani janë lënë pas edhe nga Besa e Kavajës, por gjithmonë me Elbasanin në vendin e fundit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16
23 dhjetor
Skënderbeu-Elbasani 1-0
Dinamo-Vllaznia 0-0
Flamurtari-Teuta 1-0
24 dhjetor
Besa-Shkumbini 2-1
Kastrioti-Bylis 2-1
Laçi-Tirana 1-1
RENDITJA
Flamurtari 34
Skënderbeu 31
Vllaznia 28
Tirana 25
Dinamo 25
Teuta 21
Laçi 21
Shkumbini 20
Kastrioti 20
Besa 15
Bylis 15
Elbasani 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
12 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);
4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini);
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 24 Dhjetor 2010