Alimehmeti deri në fund të sezonit

(www.albania-sport.com)- Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, pohoi se skuadra e tij e ka kontigjentin e duhur për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Ish-trajneri i Tiranës vlerësoi punën e bërë nga parardhësi i tij, Muharrem Dosti. Kontrata e Krenar Alimehmetit është deri në fund të sezonit dhe nëse Elbasani do të rikthehet në Superiore - aktualisht është në vendin e tretë, me 35 pikë, por me një ndeshje më pak - ish-mbrojtësi i famshëm bardheblu mund të jetë edhe trajneri i verdhebluve në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili