Phoenix: Jam i lumtur te Vllaznia

(www.albania-sport.com) – Sulmuesi i Vllaznisë, Jamie Phoenix, i pari anglez që luan në Kategorinë Superiore, pohoi se skuadra shkodrane është një ekip shumë i fortë dhe ndër më të mirët në Shqipëri.
“Jam shumë i lumtur që luaj për këtë skuadër, - tha lojtari i menaxhuar nga agjenti i FIFA-s, Rudi Vata. “Terrenet” Janë në gjendje të mjerushme. Gramozi? Nuk di asgjë për këtë skuadër, por besoj se Vllaznia duhet të fitojë çdo ndeshje si me Gramozin ashtu dhe me Dinamon”. Vllaznia ka fituar dy ndeshjet e fundit me Tiranën (0-1, në “Qemal Stafa”) dhe Skënderbeun (3-2, në “Loro Boriçi”).
Ndaj Gramozit do të mungojnë Ilir Nallbani dhe Elvis Kraja. Trajneri Edi Martini gjobiti për vonësë në stërvitje portierin Bishani dhe sulmuesin Terolli.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili