E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakosi trajnerin, pezullohet Patushi

(www.albania-sport.com) - Saimir Patushi, mesfushori 33-vjeçar i Kamzës u pezullua një vit nga aktivitetet futbollistike për shkak të goditjes me kokë e gjakosjen e trajnerit të Pogradecit, Ylli Cekiçi, pas përfundimit të ndeshjes Kamza-Pogradeci (0-0), java e 18-të e Kategorisë së Parë. Patushi duhe të derdhë në arkën e FSHF-së edhe 200 mijë lekë në formën e gjobës. Po nga lojtarët e Kategorisë së Parë, Ervin Medani (Memaliaj) u dënua me 2 ndeshje pezullim dhe 30 mijë lekë gjobë. Gerald Duli (Veleçiku, Kategoria e Dytë) u pezullua 1 vit për goditjen e asistentit dhe me 30 mijë lekë gjobë.

Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›