E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alitalia mbetet pa karburant

 Kompania italiane anulon 40 fluturime, gjendet në prag falimenti

Ndërsa qeveria dhe industrialistët italianë u përpoqën pa sukses të bindnin sindikatat për të gjetur një formulë shpëtimi për kompaninë italiane të fluturimeve ajrore “Alitalia”, avionët e saj nuk arritën të fluturonin dje për shkak se nuk kishin para për të blerë karburant. Më shumë se 40 fluturime u anuluan dje për shkak të mungesës së parave. Kompania energjetike “ENI”, e cila furnizon “Alitalian” me karburant në aeroportet në shtëpi, qe urdhëruar të mbante pompat e hapura për “Alitalian” edhe se nuk po merrte para, por kompanitë e tjera, “Shell Exxon” dhe “Total”, të cilat duhej ta furnizonin në destinacionet e mbërritjes, njoftuan se pa para nuk ka karburant. Ky është rasti i dytë që një kompani fluturimesh mbetet në tokë për shkak të mungesës së karburanteve. Në vitin 2002, kompania zvicerane “Swis Air” mbeti pa karburant dhe pas kësaj iu nënshtrua falimentit.

Një grup industrialistësh italianë po përpiqet të blejë “Alitalian”, që gjendet në prag falimenti. Ata kanë vendosur kushtet për të shkurtuar 1 mijë vende pune mes pilotëve dhe 1600 vende të tjera mes asistentëve të fluturimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›