E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata me FMN-në për buxhetin e ri

Shkurt

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërriti dje në Shqipëri për t'u konsultuar mbi buxhetin e shtetit të vitit 2009. Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërisë, z.Gerwin Bell kreu dje takimin e kortezisë me ministrin e Financave, z.Ridvan Bode, para se të fillojë bisedimet në rang teknik. Bisedimet pritet të jenë jo shumë të lehta kësaj here për shkak se viti 2009 do të jetë vit zgjedhor në Shqipëri dhe se presioni për të rritur shpenzimet buxhetore është shfaqur që tani. Kryeministri Berisha ka deklaruar se dëshiron të kryejë rritje pagash dhe pensionesh për vitin e ardhshëm, duke filluar nga 1 maji, gjë që nuk është kryer asnjëherë deri më sot. Misioni i FMN-së do të qëndrojë për një javë në Tiranë, ku do të ketë takime me stafin teknik të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për detajet e buxhetit 2009 dhe hartimin e tij sipas marrëveshjes që ekziston mes Fondit dhe qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›