Me Çamërinë s mund të vazhdojë pa fund loja e strucit
Autori i Lajmit: Nga Prof. Dr. Hulusi Hako*
Ç përfaqëson kjo çështja çame? Çamëria jonë u bë një çështje politiko-koloniale që prej pushtimit të saj prej imperializmit grek, i cili u mbështet fuqimisht edhe nga ish-Fuqitë e Mëdha të Evropës. Ajo u bë një komponent i rëndësishëm i "Çështjes shqiptare" ende të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, një segment jetik i çështjes tonë kombëtare. Fqinjët e jugut kryen një pushtim kolonial të mirëfilltë, të shoqëruar, prej gati një shekulli, me aparteid e genocit të egër, me ndjekjen e linjës së intolerancës dhe diskriminimit etno-religjioz ndaj shqiptarëve, mu në trojet e stërgjyshëve të tyre, sipas ligjeve të xhunglës, veprime këto të gjitha të faktuara e të dokumentuara.
Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që, më 10 qershor 2008 mbushi 130 vjet, i ka lënë të gjithë shqiptarëve si amanet, obligim e mision ende të parealizuar, idenë: "Të gjitha krahinat e Shqipërisë, mëmës sonë të dhimbshme e të dashur, të ndara në vilajetet e Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe të Janinës, të përmblidhen në një shtet të unifikuar..." (Abdyl Frashëri). E tillë vjen edhe jehona e kësaj aspirate shekullore nëpër vargjet e gurës popllore: "Ngrihuni në këmbë, Kombi me miliona, vetë do të vendosim ne për fatet tona; ku jemi shqiptarë dhe jetojmë mbi dhe, Bashkimi Kombëtar, është detyrë për ne".
Si paraqitet sot "Çështja Shqiptare" në tërësi, pjesë e pandarë e të cilës është edhe Çështja e Çamërisë? 130 vjet pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe 96 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912), ende mbetemi kombi i pjesëtuar në gjashtë pjesë. Na ka munguar strategjia si t i qasemi realizimit të aspiratës sonë shekullore (bashkë me pengesat e faktorit të jashtëm), nuk e kemi kundruar e shtruar atë si një "nyje gordiane" të vetme; prandaj dhe kemi sot një Shqipëri kombëtarisht të cunguar, një Kosovë- protektorat, gjithashtu të copëtuar e me status të pakonsoliduar; luginën shqiptare të Preshevës, koloni të Serbisë; një entitet shqiptar në Maqedoni, nën sundimin kolonial sllav dhe të përçarë politikisht; një komunitet shqiptar në Mal të Zi, të paemancipuar; një Çamëri, pothuajse të harruar; Toplicën të boshatisur prej banorëve autoktonë shqiptarë (1878); një Sanxhak që gati po e humbet gjuhën dhe identitetin shqiptar; miliona shqiptarë në Turqi, gati të asimiluar; një mërgatë shqiptare, të fuqishme, paksa të hallakatur prej grupimeve të pozicionuara politiko-partiakisht; një politikë e diplomaci shqiptare kombëtarisht ende të paunifikuar e të paformësuar njëmendërisht.
Dy përjetimet e mia të dramës së Çamërisë!
Vera e vitit 1944. Një përjetim empirik në kushtet e rënda e të turbullta të Luftës. Karvanet e njerëzve kalonin Qafën e Botës për të hyrë në Shqipëri. Ishin të ndjekur e të gjakosur, me dhimdjen e të afërmve të masakruar, të shtëpive të djegura e të pronave të grabitura. E shuan pak etjen në Konispol, u gjendën në Sarandë e në Delvinën time, ku morën pak frymë, mjekuan një plagë, varrosën ndonjë të afërm, që cfilitja ia kish shkurtuar jetën. Hyri në ndërgjegjen time çështja e Çamërisë, edhe një plagë e veçantë midis plagëve të shumta.Vera e vitit 2006. As vapa e stinës, as mosha e tretë nuk më penguan të gjëndesha vetë në Qafën e Botës, bashkë me mijëra vëllezër çamë dhe nga krahinat e hapësirat e tjera etnike. Ky ishte përjetimi i dytë, tanimë plotësisht i ndërgjegjësuar, thellësisht i motivuar me idenë se çështja çame, nuk është vetëm e çamëve, por e krejt shqiptarëve. Ishte një marshim i itinerarit gjarpërues, por në sensin e kundërt të lëvizjes së vëllezerve e të parëve tanë, me lule homazhi për të rënët, me solidaritet vëllazëror e atdhetar, me apel paqësor e demokratik.
Po pushtetet greke në këtë ngjarje? Ishte i pranishëm pushteti i medias. Si u afruan grupi grek i televizionit të Janisës, dy meshkuj e një femër, u dola kastile përpara dhe i përshëndeta si rstësisht, u urova mirseardhjen këtej Qafës.
- "Ç po ndodh këtu?", m u drejtua njeri prej tyre.
- Jemi këtu, - i thashë, me një greqishte gjysmake, - në një marshim dhe miting paqësor, me lule në duar, lot në sy e brengë në shpirt, që të ngejmë zërin demokratikisht që të zgjidhet padrejtësia e madhe e historisë!
- Po sikur të mos bëhet asgjë? - ma ktheu njeri prej tyre, me një cinizëm të kapshëm.
- Po të ketë zot në qiell dhe, sidomos, po të jenë vërtet demokratike Greqia dhe Evropa e Bashkuar, do të bëhet se s bën,- i thashë,- pa patur ndërmend ta zgjasja, sepse edhe ata u futën midis njerëzve dhe morën intervista sa u nxinin veglat. "E kanë marrë qimen evropiane, po zakonet e vjetra nuk i kanë harruar këta grekët. - mendova me vete, - por brezat që vijnë, me siguri, të demokratizuar e të humanizuar, do të skuqen për tërë këto sjellje të shtetit të tyre, me veprimet barbare dhe qëndrimet shoviniste për çdo caus bellis".
Si do të shkoj më tej çështja e Çamërisë shqiptare?
Ajo, as nuk shuhet, as nuk do të mbyllet në dosjet e sirtarët e arkivave. Ka edhe personalitete greke që e pohojnë tragjedinë çame, sikurse dhe akademikët grekë që pranuan gjenocidin ndaj popullsië së pafajshme. Por shovinizmi grek ende manipulon me spekulime çështjen e Çamërisë, s e mban vendi që ta mbulojë atë me pluhurin e harresës. Madje, në vendin fqinj jugor, mu në qendër të Athinës, vepron e gëzon mundësi, përkrahje e potenciale të fuqishme edhe famëkeqi "Sillog i Vorio-Epirit", shfaqet me orekse të pangopura dhe pretendime absurde. Kalo në shërbim të tij dhe gëzon privilegjet e përkëdheljet si ato të djalit të vetëm!
Po politikat tona zyrtare?
Të gjithave u mungon boshti i spikatur atdhetar. Atë e qorton edhe adoleshenti Afrim Vërsela, stërnip nga Filati. "Nuk kam fare besim tek politika shqiptare, tek këta politikanë, - është shprehur ai, - Ç mund të presësh prej tyre. Aq i ulët është qëndrimi i Tiranës zyrtare, sa kur duhej të votohej një rezolutë për Çamërinë, shumë prej titullarëve të lartë politikë, kinse "baballarë të Kombit", e braktisën sallën e Parlamentit, thua se i hiqte barku". Mu në mes të Tiranës e në mes të ditës, të del politikani shqiptar, deputet e kryetar partie dhe të deklaron: "Eshtë marrëzi të flasim për bashkimin tonë kombëtar".Në pamjen e parë të duket sikur të tillë politikanëve u ka marrë koka erë, por dhe pa gjë s janë. Puna është se me dhe në mendjen e tyre, ata zgjidhjen e çështjes shqiptare, që është dhe çështja jonë kombëtare, e kanë lidhur me proceset globaliste integruese. Që domethënë: do të hyjnë një ditë të gjitha vendet e Ballkanit në Evropën e Bashkuar, do të hiqen kufijtë politikë, Ballkani do t i ngjajë një fushe me lule, edhe shqiptarët, vetvetiu, do të gdhihen të bashkuar, do të lëvizin nga e ku të duan.
Të jetë ky, vallë, skenari i gjetur dhe i goditur? Sa mirë do të ishte. Kur themi se "po bie ora e kombit shqiptar", na dalka se kjo orë fatlume qenkërka ky Integrimi! Po që nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim parimor në fatet dhe statusin e kombit shqiptar me variantin e hyrjes së tij pjesë-pjesë në BE, nëpërmjet gjashtë shteteve ku është i copëtuar, këtë e dëshmon më së mirë ky segment i saj, - Çamëria nën Greqinë fqinje, e cila, edhe pse ka dekada që aderon në Bashkimin Evropian, Çështjen e Çamërisë e injoron, e shpall gati inekzistente. Politika greke i mëshon idesë së homogjenitetit etnik në shtetin e vet (me kriter e tregues kryesor ortodoksizmin) dhe nuk do t ia dijë për etnitete e pakica të tjera. Po edhe Brukseli sikur është pajtuar me qëndrimet e Greqisë, e cila, edhe pse vetë është në BE, e pret anëtarësimin edhe të fqinjëve, vazhdon të mbaj gjallë e të ngacmojë lakmi e pretendime të caktuara. Në këtë gjendje absurde, ç mund të presë Çamëria shqiptare!?
Politika e Tiranës me mentalitet feudal
Është pak të thuash se Tirana zyrtare "nuk po e vë ujin në zjarr" për çështjen e Çamërisë, sikurse dhe për zgjidhjen tërësore, të plotë e përfundimtare të çështjes sonë kombëtare. Këto politika, kudo në trojet amëtare kanë mbetur në nivelin e koncepteve feudale të qeverisjes nëpër principata apo të lëpirjes së ndonjë kocke, që u ofrojnë kolonizatorët përkatës. Kur politikat zyrtare rrëshqasin në llumra, është shoqëria civile e organizuar ajo, që i vë këto politika para përgjegjësisë morale e më tej dhe ngre zërin gjithnjë e më fuqishëm, që e vërteta dhe e drejta të triumfojnë. Greqia zyrtare le ta luajë lojën e reflekseve të strucit, sa të dojë e sa t i shkojë. Ne shqiptarët themi "nuk mbulohet dielli me shoshë".
Por koha që shtron probleme madhore, nxjerr edhe individët me përmasa kombëtare, vizionarë, e ardhetarë të kulluar, që do të ndërtojnë strategjinë dhe taktikat politiko-diplomatike me bosht qendror aspektin kombëtar. Po vjen një brez i ri, i arsimuar nëpër universitetet e botës, i ngarkuar me nostalgji për Mëmëdheun dhe nevojën e Bashkimit Kombëtar, që do t i kushtojë mendjen dhe gjoksin fateve e statusit të Kombit të vet! Shpresa jeton. Ideali mbijeton.
Pse, mos do të bëhet kiameti, po të shtyhet ca hyrja jonë në Evropë, pasi të jemi bashkuar dhe të kemi edhe ne shtet-kombin tonë? Si komb i vonuar, më shumë i penguar në histori, ne dëshirojmë të bëjmë realitet atë që kanë bërë të gjithë popujt e Evropës, të realizojmë këtë mësim të madh të vetë Kontinentit, që të jemi në nivelin e profecisë së një francezi të madh që prej shekullit 19-të se: "Ju, gjithë kombet e kontinentit, pa zvenitur cilësitë tuaja të veçanta, individualitetin tuaj të lavdishëm, një ditë do të shkriheni në një njësi madhore e do të përbëni së toku vëllazërimin evropian" (Viktor Hygo).
Mbetet i hapur e kërkon zgjidhjen adekuate problemi i lirive dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, pavarësisht nga besimi fetar që mund të kenë zgjedhur privatisht e përqafuar; kërkon zgjidhjen e vet edhee drejta e kthimit të çamëve në trojet, pasuritëe varret e stërgjyshëve, vendosja e lidhjeve dhe integrimit me botën shqiptare, sipas frymës së të gjitha konventave ndërkombëtare. Çështja e Çamërisë, si një nga "nyjet gordiane" të çështjes sonë kombëtare, të mos përdoret, as për të mbajtur pezull raportet Greqi-Shqipëri, as për pazare politike dhe krijim të një stabiliteti fals.
Fqinjit tonë jugor, ku janë të pranishëm mijëra shqiptarë autoktonë ordodoksë (të nënshtruar një procesi asimilimi e shkombëtarizimi, të emërtuar dhe "arvanitas" për diskriminim e diferencim), me shqiptarët autoktonë myslimanë të bastisur, me mijërat e emigrantëve ekonomikë të kohëve të reja, i përkiste dhe i kishte hije të kultivonte dhe të seliste simbiozën vëllazërore greko-shqiptare dhe jo t i lëshonte frerin politikave çnjerëzore, antidemokratike, etno-religjioze. Atëhere nuk do të mungonte përgjigjja adekuate shembullore, ato mesazhe afrimi e miqësie, që vinë që nga Rilindja jonë Kombëtare e shekullit 19-të dhe dëshmohen fuqishëm edhe prej krijimtarisë naimjane në "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" *1886) dhe "Dashuria" (1895), - *O alithis pathos ton skypëtaron, Eros) e të tjera: Kemi pasë të njëjtat fate historike, kemi bërë përpjekje të përbashkëta për liri e pavarësi.
*Autori është Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar
Po vjen një brez i ri, i arsimuar nëpër universitetet e botës, i ngarkuar me nostalgji për Mëmëdheun dhe nevojën e Bashkimit Kombëtar, që do t i kushtojë mendjen dhe gjoksin fateve e statusit të Kombit të vet! Shpresa jeton. Ideali mbijeton. Tonet e zërit po ngrihen; ato do të shkojnë deri në kupën e qiellit, derisa të ndërgjegjësohet dhe Evropa dhe t i kthejë shqiptarëve borxhin e madh.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008