E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alkaj: Bosnja nuk është vend trajnimi për terroristët

Ministri i Jashtëm i Bosnjes, Sven Alkalaj shprehu indinjatën e tij dhe të institucionit që përfaqëson ndaj deklaratave të homologut të tij izraelit, Avigdor Lieberman, sipas të cilit Bosnja po shndërrohej në vend trajnimi për terroristët. Alkalaj zhvilloi një bisedë telefonike me Lieberman pasi ministri i Jashtëm izraelit kishte deklaruar se rajoni i Ballkanit ishte destinacioni i ardhshëm i terroristëve. Këtë deklaratë Lieberman e ka bërë gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski.
''Kjo deklaratë është plotësisht e pabazë dhe e rrezikshme në një kohë kur Bosnja po kërkon nga Bashkimi Europian heqjen e vizave për qytetarët e saj. Sipas shërbimit sekret boshnjak dhe organizatave ndërkombëtare të sigurisë në Bosnje nuk ekzistojnë qendra terroriste'', deklaroi Alkalaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›